Publikohen vendimet e Komisionit të Disiplinës, Tirana dhe Kukësi dënohen me gjoba. Partizani e Bylisi…

Feb 25, 2020 | 14:54
SHPËRNDAJE

Komisioni i Disiplinës ka publikuar ditën e sotme, vendimet për javën që lamë pas në futbollin shqiptar.

disiplina_1dhjetor

Për thyerjen e stolave në “Air Albania Stadium”, në ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës, Disiplina ka vendosur që të dënojë me gjoba klubet.

Tirana do të duhet të paguajë një shumë prej 500.000 (pesëqind mijë) Lekësh, ndërsa Kukësi dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë

Ndërkaq për sjellje të gabuar të tifozerive, dënohen me gjoba edhe klubet e Partizanit, Bylisit dhe Skënderbeut.

“Lumë” ndëshkimesh ka pasur dhe te moshat, pasi shumë lojtarë janë dënuar me disa ndeshje pezullim.

Ja vendimet e plota: 

1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar zyrtarin e ndeshjes në bazë të Nenit 65/1 KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.
2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
3. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2 dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.
FK Kukësi, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
4. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë.
5. FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë.
6. Lojtari i KF Ada, Valter Perndrecaj për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
7. Zyrtari i SHS Albpetrol, Mariol Miho për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
8. Zyrtari i SHS Albpetrol, Hiqmet Cela për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.
9. Lojtari i KF Teuta U-19, Klaid Hoxha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
10. Lojtari i KF Teuta U-19, Artan Jazxhi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
11. Lojtari i KF Teuta U-19, Fermirando Dashi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
12. Lojtari i KF Teuta U-19, Klevis Peca për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
13. Zyrtari i KF Pogradeci U-17, Ylli Çekiçi për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
14. Lojtari i SH.F. Pepa U-17, Klaid Hoxha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
15. Lojtari i KF Pogradeci U-17, Oresti Kasmollari për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me grusht në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
16. Lojtari i FC Besa U-17, Enea Hazuzi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

disiplina

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura