Publikohen për herë të parë fotot, Shkullaku: Si e kapa momentin kur Tritan Shehu qëllohej me presh

Mar 10, 2017 | 12:13
SHPËRNDAJE

Ish fotoreporteri i “Koha Jonë”, Gent Shkullaku ka qenë në Lushnje në momentin kur ish zv.kryeministri, njëherësh kryetar i PD-së, Tritan Shehu u mor peng në qytet.

1

Në emisionin e mbrëmshëm “Debat në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Shkullaku ka treguar edhe momentin e shkrepjes së fotos ku Shehu qëllohet me presh.

“Ishte shumë e vështirë të punoje në atë kohë. Mbaj mend që një ditë na dolën maskat. Madje në Tiranë. Ishte e tmerrshme. Por më shumë në mendje më ka mbetur marrja peng e Tritan Shehut. Sot po publikohet për herë të parë 7 fotografi nga ai moment. Duket qartë që personat e kanë marrë peng. Një prej tyre po e qëllon me presh në kokë, ndërsa unë e fotografova. Ishte një situatë e pabesueshme”, thotë Shkullaku.

3 4 6 5 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura