Publikohen për herë të parë fotot e Sali Berishës në shtëpinë e Enver Hoxhës/ Ish-kryeministri deklaronte se nuk e kishte takuar kurrë diktatorin

Dec 2, 2021 | 20:55
SHPËRNDAJE

Janë publikuar sot për herë të parë fotot e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ky i fundit shfaqet në shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha.

fotoja1

Në fotot e publikuara nga emisioni “Fiks Fare” Berisha ndodhet në hollin e shtëpisë së Enver Hoxhës, i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij Nexhmije Hoxha.

Kujtojmë që Sali Berisha ka deklaruar se nuk e ka takuar kurrë personalisht diktatorin, megjithatë këto foto tregojnë të kundërtën.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu: “A e ke takuar ndonjëherë personalisht Enver hoxhën?”, Berisha ka thënë: “Mund të kem kaluar kështu, por nuk e kam takuar personalisht. S’kam folur kurrë me të. Kam pasur një miqësi me Liljana Hoxhën dhe djalin e tij Sokol Hoxhën”.

Në disa foto të tjera të publikuara, Sali Berisha shfaqet në shoqërinë e diktatorit dhe familjes së tij.

Screenshot 9 2

fiks 4

Screenshot 10 2
Screenshot 11 2
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura