Publikohen pamjet/ Si u ekzekutua shqiptari në Londër 2 vite më parë! Autori me maskë në fytyrë shtirej si pastrues rruge. Për më shumë se 4 orë ai…

Nov 26, 2021 | 19:31
SHPËRNDAJE

Mediat britanike kanë publikuar pamjet para vrasjes së shqiptarit, Flamur Beqiri në Londër dy vite më parë.

Në video duket autori i dyshuar Anis Hemissi, 24 vjeç, i cili shihet teksa është maskuar si pastrues dhe ka qëndruar më shumë se katër orë jashtë shtëpisë së Beqirit, në Battersea, në jug-perëndim të Londrës duke studiuar çdo lëvizje.

Hemissi akuzohet se ka qëlluar me armë Beqirin në sy të gruas dhe djalit të tij dy vjeçar në prag të Krishtlindjeve të vitit 2019. Vrasja e shqiptarit dyshohet se erdhi si rezultat i përplasjeve mes bandave kriminale rivale suedeze.

Të enjten, gjykata ka marrë në shqyrtim pamjet e kamerave të sigurisë, ku shfaqet Hemissin.

Autori i dyshuar shihet i veshur si pastrues rruge, ndërsa në fytyrë ka një maskë latex.

Pastruesi i maskuar ka qëndruar në zonë për më shumë se katër orë përpara se t’i afrohej banori lokal Jeremy Lyons, dyshimet e të cilit u zgjuan nga maska ​​pa shprehje të fytyrës teksa ai ecte me qenin e tij.

Pamjet nga një kamerë e montuar në mur, e cila gjithashtu regjistron zërin, në shtëpinë trekatëshe të Beqirit kapën momentin kur Lyons pyet: “Më falni, për kë punoni? Për kë punoni?” Më pas, autori largohet, ndërsa qytetari i thotë: “Largohu nga kjo shtëpi të lutem.”

beqiri, londer, shqiptar, autor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura