Publikohen pamjet/ Ja momenti kur Albin Kurti mbërrin në banesën e tij pas marrjes së kërcënimeve. Shtëpia e rrethuar me forca policie

Oct 27, 2021 | 22:31
SHPËRNDAJE

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet kur kryeministri Albin Kurti është kthyer në shtëpinë e tij pas kërcënimeve.

 

Në video shihet momenti kur Kurti mbërrin në banesën, e cila është e rrethuar me forca të shumta policie.

Lajmi për kërcënim u konfirmua për mediat kosovare nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, por nuk dha detaje për mënyrën dhe formën e kërcënimit.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, ka thënë Kryeziu, duke shtuar më tej se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha zëdhënësi i qeverisë.

Deri tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me autorët që kanë bërë kërcënimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura