Publikohen pamjet e plota të atentatit në Vlorë! Pas breshërisë me kallashnikov, nga “BMW”-ja dalin dy persona! Një dëshmitar afrohet tek viktima dhe…

May 12, 2021 | 14:30
SHPËRNDAJE

Të tjera pamje janë publikuar nga ekzekutimi i biznesmenit Bledar Birçajt dy ditë më parë në Vlorë.

“Panorama.al” ka arritur të sigurojë videon e plotë nga momenti kur dy autorët qëllojnë me kallashnikov drejt makinës BMW ku ndodhej 40-vjeçari Briçaj, deri tek largimi i dy personave që e shoqëronin.

Në video duket një makinë, nga e cila dalin dy persona të veshur me të zeza dhe me kapuç, të cilët qëllojnë me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës, që drejtohej nga Bledar Birçaj.

Pas ngjarjes, autorët largohen, ndërsa pak sekonda më  vonë një person ka dalë nga mjeti. Ai është identifikuar si Granit Deromemaj me profesion agjent policie dhe ishte shok me viktimën.

edison zeneli bledar bircaj granit dermomemaj vrasje elbasan

Më vonë po nga kjo makinë, shikohet që del edhe një person tjetër, i afërm me viktimën, shtetasi Edison Zeneli.

Nga pamjet duke edhe një dëshmitar, i cili siç shihet nuk ka lidhje me ngjarjen, por ka qenë i rastësishëm. Pasi shikoni se çfarë ka ndodhur, dëshmitari hyn brenda makines, ku brenda saj ndodhej vetëm viktima Bledar Birçaj.

Ndërkohë në automjet, nga ekspertët e kriminalistikës mësohet se është gjetur vetëm një armë zjarri, tip pistoletë, që dyshohet se i përket viktimës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura