Publikohen pamjet e plagosjes së policit nga Klered Bozhanaj, efektivi Edlir Alleshi futet në lokal duke çaluar (VIDEO)

Sep 22, 2023 | 22:58
SHPËRNDAJE

Janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë, të momentit të plagosjes me armë zjarri të efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi nga Klered Bozhanaj, ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet.

Siç shihet në pamje, efektivi pasi është plagosur tërhiqet i tronditur dhe duke çaluar futet në lokal, ndërsa edhe një tjetër polic, futet me shpejtësi në ambientet e barit.

plagosja e policit2

Ora në kamerën e sigurisë shënon 17.36, kur në trotuarin përpara lokalit shihen dy punonjës policie me motor që kanë ndaluar afër Klered Bozhanajt, i cili nis të lëvizë te hyrja e pallatit, ngjitur me lokalin aty pranë. Në atë drejtim kanë shkuar edhe policët.

plagosja e policit3

SI KA NDODHUR NGJARJA

Plagosja e policit, Edlir Alleshi ndodhi dy ditë më parë në zonën e Oxhakut në kryeqytet, ku dy patrulla kanë konstatuar një person të dyshimtë dhe kanë kërkuar të ndalojë për kontroll fizik pasi kishin marrë raportime se ishte i rrezikshëm.

Kur i ka kërkuar të ndalojë, ai nuk është bindur dhe është larguar me vrap duke detyruar policinë të vihet në ndjekje të tij.

Bozhanaj u arrestua një ditë më parë ndërsa po futej në shtëpinë e tij. Ai nuk rezulton me precedent penal, por policia tha se ka qenë emigrant në Itali dhe ishte kthyer vetëm një muaj më parë.

Ndërkohë efektivi, Alleshi iu nënshtrua një ndërhyrje mjekësore pasi plumbi në zonë e barkut i kishte prekur disa organe, ndërsa e ka kaluar rrezikun për jetën.

plagosja e policit4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura