Publikohen pamjet e parcelave me kanabis/ Gazetarja: Bima është në proces tharje, shumë shpejt do trafikohet drejt BE

Oct 27, 2021 | 21:31
SHPËRNDAJE

aaaaaaaaaaaFenomeni i kanabizimit të vendit vazhdon të jetë prezent në territorin shqiptar. Mbrëmjen e sotme emisioni “Në shënjestër”, në News24, ka publikuar pamje nga një kapanon, ku kultivohet dhe thahet lënda narkotike hashash.

Gazetarja Klodiana Lala zgjodhi mbrëmjen për të shkuar për të vizituar një prej kapanonëve të shumtë të hashashit.

Ajo dhe stafi i bashkëpunëtorëve u paralajmëruan të jenë diskretë në mbajtjen e fshehtë të vendit.

Në pamje duket një parcelë hashashi dhe më pas në një kapanon ku bima thahej, për t’u përgatitur për trafikim drejt vendeve të Bashkimit Europian.

“Kjo bimë është në proces tharrje dhe shumë shpejt do të paketohet për tu trafikuar në drejtim të vendeve të BE, kryesisht Italisë. I përket drejtuesit të ri të policisë së shtetit, Gledis Nano që të luftojë kanabizimin e vendit”, tha gazetarja Lala nga parcela me drogë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura