Publikohen imazhet satelitore pas shpërthimeve, shihen dëme të mëdha në bazën ajrore në Krime

Aug 11, 2022 | 8:00
SHPËRNDAJE

Imazhet satelitore të publikuara nga BBC kanë treguar dëme të madh dhe disa avionë luftarakë rusë të shkatërruar në bazën ajrore të Krimesë, pas shpërthimeve të kësaj jave.

krime satelit

Baza ajrore Saki, në perëndim të Krimesë së kontrolluar nga rusët, u trondit nga një sërë shpërthimesh të martën, duke i marrë jetën një personi.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, por të dhënat e reja sugjerojnë se shpërthimet ka të ngjarë të kenë qenë sulm i shënjestruar.

krime sateliti

Imazhet satelitore të publikuara nga Plant Labs, tregojnë zona të mëdha të tokës që janë djegur nga zjarret që shpërthyen.

Pistat kryesore të kësaj baze ajrore duket se nuk janë prekur, por të paktën tetë avionë duket se janë dëmtuar ose janë shkatërruar, teksa duken disa gropa të hapura në tokë.

Disa prej këtyre gropave janë në disa zona specifike të bazës ajrore ku një numër i madh avionësh parkohen në ambiente të hapura e jo në hangarë.

Imazhet satelitore të Planet Labs, që monitoron luftën në Ukrainë, paraqesin konfirmimin e parë se baza mund të jetë shkatërruar. Deri më tani, detajet për madhësinë e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimet kanë qenë të pakta.

Por, ende është e paqartë se si baza u shkatërruara apo me çfarë u godit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura