Publikohen formacionet e derbit Çelsi-Totenhem, ja vendimi i Tuhel për Armando Brojën

Aug 14, 2022 | 16:41
SHPËRNDAJE

Çelsi pret në shtëpi Totenhemin në derbin e Londrës që luhet në javën e dytë të Premier Ligës, me të dyja skuadrat që kërkojnë të marrin fitoren e dytë.

celsi totenhem

“Blutë” e drejtuar nga Tomas Tuhel fituan me vështirësi sfidën e parë përballë Evertonit në transfertë me rezultatin 0-1. Nga ana tjetër, Spërsat e Antonio Kontes, mundën me përmbysje Sauthemptonin, me shifrat 4-1.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, do ta nis këtë takim nga stoli, ashtu si në ndeshjen e parë përballë Evertonit.

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura