Publikimi i bazës së të dhënave/ Andi Bushati pyetet në SPAK: Prokurorët më kërkuan burimin! Ja indicia për të cilën mund të hetojnë

Apr 16, 2021 | 14:33
SHPËRNDAJE

Analisti dhe gazetari Andi Bushati është pyetur sot në SPAK në lidhje me publikimin e bazës së të dhënave të Partisë Socialiste, ku shprehet preferenca votuese e qytetarëve, ndërkohë që mbikëqyren edhe nga një patronazhist.

andi bushati

Bushati tha për mediat, se materialin e ka pasur në dispozicion një javë para se ta bënte publik, ndërsa prokurorët- tha ai- i kanë kërkuar burimin e këtij materiali.

Analisti Bushati tha gjithashtu se Prokurorisë i kishte kërkuar të hetojnë mbi një indicie. Bëhet fjalë për rastin e gazetarit Flamur Vezaj i cili ndodhet në Amerikë, por të dhënat e tij janë dekonspiruar pasi i ka vendosur në e-albania për aplikim për pasaportë.

“Një javë para publikimit e kisha këtë material. Nuk kam besim se prokuroria do ta gjejë të vërtetën e kësaj ngjarje. Kur krimi shkon lart, ai mbetet pa fajtor.

Prokurorët ishin të interesuar kush ishte burimi, si kishim rënë në kontakt me këtë gjë. Ishte një seancë e shkurtër dhe u mbyll me kaq.

Unë pashë një shkrim të kolegut tuaj, Flamur Vezaj i cili prej 4 vitesh është në Amerikë dhe ka dorëzuar të dhënat për pasaporte vetëm te e-albania dhe të dhënat e tij pa ardhur në Shqipëri janë dekonspiruar  me këtë kontakt që ka pasur me shtetin shqiptar. Këtë ja thashë prokurorëve dhe është një indice e mirë për të cilën mund të hetojnë.

Ata kërkuan që të dorëzojmë provën. Ne nuk e dorëzuam, sepse kjo ishte kontrata jonë me burimin. E vetmja gjë që ka ndërmarrë prokuroria është që ka një urdhër për mos shkatërrimin e provës. Privatisht unë ja thashë dhe prokurores, në dijeninë time neni 122, nxjerrja e të dhënave personale nuk është në kompetencën e SPAK”, tha Bushati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura