PSG nuk rrit ofertën, ndalen në 60 milionë euro për yllin e Interit/ Topin e ka… Zhang

Aug 10, 2022 | 22:26
SHPËRNDAJE

Milan Shkriniar është themeli i murit mbrojtës të Interit dhe fakti që emri i tij ka qarkulluar për një kohë të gjatë në merkato i ka lënë me zemër të ngrirë të gjithë zikaltrit dhe kryesisht Simone Inzagin që në asnjë mënyrë nuk ka dashur që të humbasë shërbimet e liderit të mbrojtjes.

Skriniar-5-700x468

Këtë trajneri ia ka përsëritur Stiven Zhangut edhe në darkën e djeshme, duke ia lënë përgjegjësinë e vendimit 30-vjeçarit kinez.

Nga ana tjetër Shkriniar ishte parashikuar të ishte burimi kryesor i të ardhurave nga merkatoja për të gjeneruar plusvalencën e famshme prej 60 milionë eurosh, por shtyrja e shitjes së tij deri në këtë pikë, kur gjendemi vetëm 3 ditë nga nisja e kampionatit, e ka vështirësuar gjithmonë e më shumë situatën.

Gjetja e një zëvendësuesi të të njëjtit nivel duket thuajse e pamundur, por kjo nuk mendohet të jetë arsyeja kryesore pse 27- vjeçari nuk po largohet nga Milano.

OFERTAT – PSG-ja ka qenë klubi që ka ndjekur gjatë gjithë verës sllovakun, duke gjetur edhe akordin me të për 7.7 milionë euro në sezon për 5 vitet e ardhshme, por tratativa ngeci mes klubeve. Oferta e fundit e francezëve prej 60 milionë eurosh përfshirë dhe bonuset nuk i kënaqi zikaltrit, të cilët kërkojnë minimalisht 70 milionë euro.

zhang

Pas një pezullimi të kontakteve, parisienët janë rikthyer përsëri në ndjekje të Shkriniarit, por nga ajo që  ka zbuluar “L’Equipe”, PSGja nuk ka në plan të rrisë ofertën për të dhe do të ndalet përsëri në 60 milionë.

Luis Kampos, drejtori sportiv i francezëve, nuk mendon se ia vlen të shpenzohet më shumë për një lojtar kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit dhe në këto kushte, vendimi do t’i takojë përsëri presidentit të Interit. Zhang duhet të zgjedhë mes rëndësisë që Shkriniar ka për ekipin dhe parave, që pavarësisht se janë më pak se kërkesa, do të jenë më se të nevojshme në bilancin e sezonit.

Peshorja mes tyre qëndron në ekuilibër, gjithmonë nëse sllovaku mban fjalën dhe rinovon në rast qëndrimi, ndryshe largimi i tij me parametër zero në qershor do të ishte vetëvrasje për zikaltrit.

Përgatiti: NISLI GJINI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura