PSG-Mbape, negociata për një rinovim “rrufe” që të detyrojë Realin të paguajë

Jan 14, 2022 | 20:33
SHPËRNDAJE

PSG kërkon rinovimin e Kilian Mbape, ose të paktën një firmë që të mos e lejojë francezin të largohet si futbollisti i lirë, pasi janë harxhuar rreth 200 milionë euro për kartonin e tij dhe rrogat e futbollistit.

mbape

Parisienët raportohet se tani kanë nisur përsëri bisedimet me futbollistin dhe përfaqësues të tij, pasi lojtari ka lënë të kuptohet se ndjehet si në shtëpinë e tij në klub dhe nuk përjashtohet mundësia që të qëndrojë përtej kontratës që mbyllet me 30 qershor. Megjithatë, “Telefoot” ka bërë të ditur se futbollisti nuk do të komunikojë asgjë derisa të mbyllet sezoni dhe këtë mesazh ia ka përçuar qartë klubit.

Por kjo nuk ka zbehur entuziazmin te PSG rreth një përgjigje pozitive edhe në verë. Raportohet se drejtuesit janë gati t’i ofrojnë lojtarit një rinovim afatshkurtër, jo detyrimisht një kontratë afatgjatë prej 4-5 vitesh, siç mendohej fillimisht. Në këtë mënyrë, ai do të vazhdonte të luante përkrah Mesi e Nejmar të paktën edhe në sezonin e ardhshëm, me një liri largimi kundrejt një pagese që në verën e vitit 2023.

Një zgjidhje që mund t’u interesoje të dy palëve, të fokusuara te triumfi në Ligën e Kampioneve, ku pengesa e parë quhet Real Madrid, pikërisht ai ekip të cilit PSG kërkon t’i shkëpusë disa dhjetëra milionë euro pra se t’i dorëzojë lojtarin i cili herët a vonë duket i destinuar për të veshur fanellën e “los blancos”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura