PSG, ekip sportiv më i mirë paguar në botë

May 20, 2015 | 20:50
SHPËRNDAJE

PSG është ekipi sportiv më i mirë paguar në botë. Kjo del sipas shifrave të reja të publikuara të mërkurën që tregojnë se Paris St Germain ka zënë vendin e parë teksa gjigandët spanjoll të Real Madrid kanë lëvizur në vendin e dytë.

Paga mesatare e ekipit të PSG-së është afërsisht 7.4 milionë euro në vit, raporton “Euronews”.

Anketa vjetore e “ESPN/SportingIntelligence Global Salary”, tani mbulon 333 ekipe nga 17 liga dhe nga 13 vende.

Ajo u realizua për herë të parë në vitin 2010, në të cilën Yankees e Nju Jorkut kryesonte renditjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura