“Pseudoreforma me shpikje banale”, deputeti i PS kundër OSHEE-së: Turp! Të lësh pa drita zonat turistike…

Aug 1, 2018 | 18:43
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike në zonën e plazhit të Tales në Lezhë.

Për Ndreun, reformat e ndërmarra nga qeveria janë banale, pasi të lesh 4 orë zonën turistike është kulmi i paaftësisë së menaxhimit.

pjerin-ndreu

Postimi i plotë

Te lesh zonen turistike te Tales 4 ore pa drita ne kulmin e sezonit turistik eshte kulmi i paaftesise dhe talljes qe strukturat e c’akorduara te OSHE bejne. Ca pseudoreforma me shpikje banale kane futur ne qorrsokak menaxhimin e situates. Si deputet zone kekoj nderhyrje te menjehershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vene ne krye te nje proteste qe nuk do jete e lehte per gjitha ata qe e gatuajne kete katrahure turpi. Sme intereson aspak se kujt partie i perkasin, por cfare zullumesh bejne ne dem te sezonit turistik ! Turp !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura