“Pse vendosa t’i lë pasurinë 23 mln euro Forcave të Armatosura”/ Veterani grek i Luftës së Dytë Botërore tregon historinë: Gjithçka filloi kur shkova në Shqipëri…

Feb 4, 2021 | 12:40
SHPËRNDAJE

Një pronar anijesh në Greqi, Iakovos Tsounis 97-vjeç ka bërë një veprim patriotik për Forcat e Armatosura të vendit të tij, duke i dhuruar pasurinë prej 23 mln eurosh.

tsounis20210204

Përkundër pasurisë së fituar, veterani grek i Luftes se Dyte Boterore shprehet se ashtu siç erdhi në jetë, i varfër, ashtu dëshiron të largohet.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është patriotizmi. Jo ai që ka para. “Pa një atdhe, as pasuria, as fama, as gëzimet nuk ekzistojnë”, thotë ndër të tjera Tsounis.

Por si nis historia e 97-vjeçarit?

Media greke, Skai ka sjellë historinë e të moshuarit, i cili thotë se gjithçka nisi kur ai shkoi në Shqipëri në moshën 16-vjeçare.

“Kur shkova në Shqipëri për të dalë vullnetari më i ri i Luftës së Dytë Botërore, në moshën 16 vjeç, unë kisha një fizik të shkëlqyeshëm.

Kam luftuar, e njoh mirë Shqipërinë. Dhe kur kishin kaluar katër ose pesë muaj, komandanti i atëhershëm i shtabit më gjeti shumë të dobët. Domethënë, nga 65-70 kilogramë që shkova,  mbeta 29 kilogramë dhe ata më kthyen përsëri,” kujton ai.

Që nga ajo ditë ai thotë se ka punuar shumë dhe fitimet ua jepte ushtrisë dhe bashkëqytetarëve të tij të varfër.

“Unë fillova të shoqërohem me forcat e armatosura. Ishim 13 fëmijë dhe unë isha i 13-ti. Që atëherë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, unë kam punuar. U bëra agjent doganash në vitet ’50 dhe punët e mia po rriteshin, unë po u kushtoja gjithçka që fitoja forcave të armatosura dhe atyre që nuk kishin të hanin bukë,” përshkruan ai.

Tsounis filloi si një ndërmjetës doganash në Pire. Në 1966 ai hyri në transportin detar si një pronar anijesh duke blerë gjithsej 13 anije tregtare dhe duke vene një pasuri të madhe.

97-vjecari ka marrë nderime të rëndësishme për punën e tij filantropike.

tsounis

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura