Pse u rrëzua avioni? ‘Bënë gjithçka gabim, ata i vranë 71 njerëz’, flet piloti i njohur rus

Feb 13, 2018 | 19:55
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që është përjashtuar thuajse tërësisht pista e terrorizmit si shkak për rrëzimin e avionit rus, që la 71 persona të vdekur, po hetohet në dy pista kryesore, gabimin e pilotëve dhe problemet teknike kryesisht në motorin e avionit.

pista

Mediat ruse i referohen deklaratës së një piloti shumë të njohur në këtë vend, cilësuar edhe si “hero”, Magomed Tołbojew, i cili lëshon akuza të forta në adresë të pilotëve.

Tołbojew tha se nuk ishte e lehtë të pranohet, por pilotët e AN-148 janë përgjegjës për katastrofën. “Ata bënë gjithçka të gabuar, ata vranë ata njerëz”, tha piloti, por pa dhënë ndonjë shembuj specifik të gabimeve të bëra nga ekuipazhi drejtues.

Sipas tij, “sot nuk ka pilotë, vetëm shtypës butonash. Ata i shtypin çelësat pa menduar. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë katastrofa këtu, njëra më e tmerrshme se tjetra” tha Tołbojew.

Avioni i pasagjerëve AN-148 u rrëzua më 11 shkurt në pasdite vetëm pas ngritjes nga aeroporti i Domodedovës në Moskë.

Video e fundit ka fiksuar momentin kur avioni preku tokën dhe pastaj shpërtheu në flakë. Tashmë po ekzaminohet kutia e zezë që është gjetur, lidhur me shkakun e katastrofës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura