Pse u ekzekutuan miqtë e nipit të Aldo Bares, kishin pak ditë që kishin ardhur në Lushnje

Oct 12, 2017 | 14:38
SHPËRNDAJE

Pas ngjarjes se rende ndodhur dje ne Lushnje, ku u ekzektuan dy miqte e nipit te Aldo Bares,  Jurgen Hoxha, 22 vjeç, dhe Zamir Latifi, 23 vjeç policia ka nisur hetimet ne disa pista.

atentatiii

Ne ngjarjen e rende i plagosur rëndë nga atentati ka mbetur Marius Xhepexhiu, 26 vjeç, i cili sipas të dhënave është pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja, nderkohe qe nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar, Bujar Turku, 66 vjeç.

“Panorama” shkruan se burime nga grupi hetimor konfirmojne se kane bllokuar kamerat e sigurisë së lokalit dhe disa subjekteve përreth.

Nga mënyra e mekanizmit të ngjarjes, krimi ka qenë i mirëorganizuar. Autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjeve dhe vendodhjes së viktimave.

Burime nga grupi i hetimit konfirmuan mbrëmë se ngjarja dyshohet të ketë motiv hakmarrjen, duke mos përjashtuar edhe një rizgjim të bandave të Lushnjës që i kanë nisur hakmarrjet që prej më shumë se 20 vitesh.

Sipas të dhënave, viktima mbrëmshme Jurgen Hoxha jetonte me periudha herë në Lushnjë e herë në Holandë.

Ndërsa miku i tij Latifi jetonte me periudha në Itali. Ata kishin vetëm pak ditë që kishin ardhur në Lushnjë.

Të njëjtat burime bënë të ditur se ka dyshime të forta se ngjarja mund të ketë lidhje me pazaret e drogës, apo aktivitete të tjera të dy viktimave.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura