Pse u anulua protesta që thirri Berisha të mërkurën para Parlamentit? Nënkryetari i PD: Rama është trembur, nuk dihet ku është. Lëshoi zarët e tij dhe urdhëroi…

Feb 8, 2023 | 11:48
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka treguar arsyen pse u anulua protesta e lajmëruar nga Sali Berisha për të mërkurën përpara Parlamentit. Sipas tij, protesta do mbahej sepse PD ka kërkuar seancë pyetjesh me kryeministrin Edi Rama, e cila është refuzuar të zhvillohet.

Luçiano Boçi: Do bëhej protesta se ne kemi kërkuar zhvillimin e një seancë që ishte parashikuar sot, sipas rregullores seancë pyetjesh, pyetjet janë depozituar dhe seanca është refuzuar përsëri nga këta që duan të bëjnë sot gjyqin politik.

Pavarësisht javës së gjelbër kërkesa është urgjente për seancë pyetjesh, pavarësisht javës së gjelbër, kryeministri duhet të vijë e të parqitet. Është refuzuar por nuk është për përjashtimin e 8 deputetëve.

Ka qenë kërkesë për një seacnë pyetjesh me kryeministrin është trembur përsëri nuk ka ardhur ka lëshuar zarët e tij që të bllokojë seancën e ja ku jemi sot para një gjyqi politik në vazhdën e telefonatave, urdhrave politik që ai jep nga vrima ku është futur se dhe sot e kësaj dite se dimë fare ku është kryeminsitri dhe a do vijë se ka frikë i ziu të përballet me të vërtetën dhe atë që i ka plasur në dorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura