“Pse të gjithë po shqyhen të mbrojnë Dvoranin”, Vasili flet për mafiozë të qeverisë dhe skllevër diplomatikë: Palaçollëkun e bëri kreu i KED

Nov 18, 2019 | 14:26
SHPËRNDAJE

Ne kultimin e perplasjeve per ceshtjen e zgjedhjes se anetareve te rinj te Gjykates Kushtetuese, nenkryetari i LSI-se, Petrit Vasili e thote cope se “Pergjegjesia per palacollekun e mashtrimit me vendimet e KED bie vetem mbi Kryetarin”.

vasili

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Vasili shkruan se “te gjithe mafiozet e qeverise dhe sklleverit diplomatike, si pjese e borderose se saj jane pushtuar nga makthi se deshtuan te kapin Gjykaten Kushtetuese”.

Sipas tij, te gjithe te siperpermendurit, po shqyhen te shfajesojne Dvoranin, i cili, sipas Vasilit, dhunoi Kushtetuten dhe ligjin.

Postimi i Vasilit 

Pergjegjesia per palacollekun mashtrimit me vendimet e KED bie vetem mbi Kryetarin!

Te gjithe mafiozet e qeverise dhe sklleverit diplomatike, si pjese e borderose se saj jane pushtuar nga makthi se deshtuan te kapin Gjykaten Kushtetuese.

Te gjithe bashke keta po shqyhen te shfajesojne Dvoranin,qe dhunoi Kushtetuten dhe ligjin dhe te fajesojne KED qe ka kryer me korrektese detyren.

Tentativa mafioze e Kryetarit te KED per te rrembyer te drejten e zgjedhjes dhe per detyruar presidentin te shkelte Kushtetuten duke zgjedhur njeherazi dy anetare te gjykates kushtetutese nuk ka shfajsim ne bote pervec perballjes me drejtesine.

KED ka urdheruar te zbatohet ligji dhe vendimet te publikohen ne faqen zyrtare te Gjykates se Larte,ndersa Dvorani ne funksion te pucit te kapjes kriminale te Gjykates Kushtetuese.

Keta nuk i duan anetaret e Gjykates Kushtetuese as me integritet dhe as qe te kene mbaruar magjistraturen,por vetem ata qe s’kane marre provimin dhe qe jane “krenare,” se betohen buze Lanes

Keta i duan anetaret e kushtetueses dele si deputetet e gjysmekuvendit te shnderruar ne Landfill.

Koha e mafiozeve qeveritare dhe sklleverve diplomatike ka mbaruar tani flet Kushtetuta e Shqiperise sovrane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura