Pse SPAK duhet të bëjë vetingun e politikanëve? Rushaj: Ne s’kemi asgjë për të fshehur, nëse nuk bëhet pas dyerve të mbyllura, unë dhe Balla…

Oct 21, 2021 | 12:36
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj dha sot disa sqarime për mediat lidhur me propozimin e PD për vetingun e politikanëve nga ana e SPAK.

alfred rushaj pd 2-4be4-a6e1-2ecb0ac653c8

Sipas tij, SPAK duhet mbështetur me burime njerëzore dhe financiare që të mund të përballojë punën për të vetuar politikanët.

Rushaj u shpreh se procesi duhet të jetë publik që SPAK të “fitojë” besimin e qytetarëve.

Pyetje: Sa i takon dualizmit për vetingun e politikanëve, nga njëra anë kryedemokrati Basha e kritikon SPAK si shenzues të parave poilitike nga ana tjetër në propozimin e PD i lihet SPAK-ut dorë për të bërë vetinun e politikaneve. Si e vlerësoni këtë dualizëm në qëndrime?

Rushaj: Unë nuk shoh dualizëm. Basha është shprehur qartë cili është qëndrimi i PD. Ne kemi rezerva me punën e SPAK e s’kemi lëvizur nga ai qëndrim por ne po investojmë tek kjo gjë për dy arsye.

E para se s’kemi asgjë për të fshehur pavarësisht kush e bën vetingun e politikanëve e dyta duke qenë proces publik jo pas dyerve të mbyllura prokurorët e SPAK që do merren me këtë punë do duhet që ta bëjnë vendimmarrjen e tyre publike, standarti i tyre do jetë standat publik.

Nuk mundet që kryetari i grupit të PD Alfred Rushaj të gjykohet mbi bazën e një standari dhe ai i PS, Taulant Balla mbi bazën e një tjetër standarti.

Nëse kjo bëhet publikisht, kjo do jetë gjykimi më i mirë që qytetarët shqiptarë do i japin punës së SPAK-ut

Pyetje: Ju kërkoni që SPAK të bëjë vetingun e politikanëve ndërkohë që SPAK sot ka folur për mbingarkesë të punës, po e kolapson punën e spak propozimi i PD për ta bllokuar këtë?

Rushaj: Kjo është marrë në konsideratë nga ne kur është bërë propozimi. Në kushtetutë ka vetëm një minimum të numrit të prokurorëve të SPAK që duhet të ketë kjo strukturë, sot janë 15.

Ajo që propozojmë është t’i japim SPAK gjithë buriMet e nevojshme si njerëzore, të infrastrukturës dhe padyshim financare që mos e mbingarkojmë përkundrazi ta lehtësojmë. Propozimi ynë është të shtohen, por kjo është diçka teknike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura