“Pse shëtit lakuriq?”/ Tërhoqi vëmendje me fustanin krejtësisht transparent në “Met Gala”, aktorja ka një përgjigje për të gjithë kritikët

Sep 18, 2021 | 12:46
SHPËRNDAJE

Aktorja Zoë Kravitz bëri një deklaratë në tapetin e kuq në “Met Gala 2021” të hënën, ku u shfaq e veshur me një fustan krejtësisht të tejdukshëm “Saint Laurent”.

zoe kravits (1)

Pavarësisht se look-u i saj u komentua pozitivisht nga disa ndjekës në rrjete sociale, kishte edhe nga ata që e kritikuan shumë, duke shprehur publikisht pakënaqësinë për zgjedhjen që artistja kishte bërë, shkruan “Page Six”.

Ku është fustani?“,- shkroi një person.

Unë nuk e kuptoj pse gratë mendojnë se është mirë të shëtisin lakuriq…“, shkroi një tjetër.

zoe kravits (3)

Unë nuk e kuptoj pse ata shkojnë praktikisht lakuriq. Ajo është e mrekullueshme. Pse ndjen nevojën për të veshur një fustan të tillë??“, shkroi një tjetër ndjekës.

Pas gjithë kësaj zhurme, Kravitz vendosi të reagojë po ashtu në rrjete sociale, ku shkroi:

Të mos qenit rehat me trupin e njeriut është kolonizim / shpëlarje truri. Është vetëm një trup. Të gjithë e kemi një të tillë”.

zoe kravits (3) zoe kravits (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura