Rama i përgjigjet Bashës për Tahirin: Kush prek në dërrasë të kalbur… (i përmend Alimuçën)

Nov 16, 2017 | 21:37
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ia ka dhënë përgjigje pyetjes së radhës së kryedemokratit Basha, se pse nuk flet më për Saimir Tahirin.

Rama-Tahiri

 

“Ca të flas unë për Saimir Tahirin, detyra ime apo e jotja është, është detyra e atyre që po e hetojnë Tahirin dhe nuk të ka caktuar njeri ty të bësh as gazetarin as prokurorin dhe as gjykatën supreme, por e bën se pushteti është e vetmja gjë që të interesin dhe për atë e bën llum gjithçka, me ca të jenë, nuk të intereson asgjë tjetër, kurse unë them që jemi shumë ndryshe, unë dhe ti, Beqja të ka ftuar të provosh në gjykatë ato që ke thënë për të, avokati i thotë nuk ka gjë Luli me Ilirin këto janë politike dhe mbrohesh si skuthat me statusin e gazetarit. Gazetar je ti, kriminalizon këdo dhe mbrohesh si gazetar. Unë nuk bëj dot atë që bënte Saliu me ty, kur ishe akuzuar nga prokuroria, unë se kam bërë kurrë dhe nuk kam për ta bërë, kam cfarë kam unë opinionet e mia për mënyrën se sis vepron është cështje tjetër, kam folur për qëndrimin në këshill për mandatet dhe kam mbaruar aty, i takon drejtësisë, gazetarëve por jo ty, e partisë tënde”.

Rama i ka thene se gjithcka e le ne dore te drejtesise dhe nuk del ne mbrojtje te askujt, pasi sipas tij kush shkel ne derrase te kalbur duhet te perballet me drejtesine.

‘Sikur Alimuçën që del në përgjigjet e Habiljave ta kishte kushëri vjehrra ime do kishe ardhur këtu e do kishe bërë namim, unë s’ta kam përmenduar kurrë”- tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura