Pse raporti i ministrave teknikë është kontribut i madh i opozitës

Aug 18, 2017 | 12:30
SHPËRNDAJE

erald kapriERALD KAPRI

Raporti i ministrave teknikë të Partisë Demokratike është një kontribut i çmuar që opozita i ka dhënë vendit. Përtej kritikave dhe kundërshtive ndaj ministrave, raporti përmban të dhëna, detaje dhe rekomandime që mund ti japin fund plagës së zgjedhjeve në Shqipëri. Edhe këtu duhet nisur puna.

Parlamenti dhe ndërkombetarët kanë tashmë bazën për të ndërtuar gjithë infrastrukturën e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme, për të mbyllur kapitullin e shitblerjes së votës e për të ndërtuar një sistem të besueshëm për shqiptarët. Ndaj ky raport është tepër i vyer. Kuptohet që pjesa tjetër është çështje vullneti që Rama duket se nuk e ka.

Partia Demokratike i ka dhënë shumë vendit edhe pse në opozitë. Ligji i dekriminalizimit, lufta publike ndaj drogës, denoncimet e përditshme, marrëveshja që i hapi rrugën paqes politike, etj janë kauza që opozitës dhe lidershipit të saj do i çmohen shumë shpejt. Edhe ky raport është pjesë e kontributit të Partisë Demokratike. Sigurisht, kush ka sy, veshë e zemër ta shohë kështu. Fundja me historinë nuk ka kompromise dhe Çezarit duhet ti japim atë që i takon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura