Pse Rama s’e heq dot Çakon? Vasili numëron akuzat: Kryeministri ka ngrënë tërë kusinë e çorbës së krimit

Oct 19, 2017 | 16:02
SHPËRNDAJE

Me tone të forta dhe akuza direkte në adresë të Kryeministrit Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve më të fundit në vend, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

vasili

“Shkarkimet e fundit në Elbasan, janë të vonuara që duhet të bëheshin dy muaj më parë, sot bëhen nga Cako, për të shmangur vëmendjen nga droga që ka përmbytur vendin dhe për të hequr vëmendjen nga ngjarje të tjera tepër të rënda. Po u bihet më qafë edhe drejtuesve të ndershëm duke i përziere me ata që janë mes llumit, si ishte rasti i Dritan Zaganit, kur policë të ndershëm burgosen e largohen se i bëhen pengesë krimit dhe trafikut. I shkarkuari i parë duhet të ishte Cako si mbështetësi dhe frymëzuesi i trafikut të drogës në vend dhe shkatërrues i krimit elektoral të 25 qershorit, me atë në krye të policisë rendi është pa elementë sigurie. Kryeministri shqiptar nuk do e kryejë kurrë këtë, pasi trembet për vdekje nga një shkarkim i tillë, se si është ajo batuta e një filmi shqiptar, Kryeministri ka ngrënë një kusi të corbës së krimit dhe trafiqeve deri në lugën e fundit”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura