“Pse Rama bojkotoi Nishanin dhe si dështoi ta korruptonte me pronat”

Dec 1, 2015 | 10:10
SHPËRNDAJE

Dy ditë pas pritjes zyrtare që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, organizoi në Pallatin e Brigadave me rastin e Ditës së Pavarësisë, ish-kryeministri Sali Berisha shpjegon arsyet që sipas tij, sollën në mungesën e kryeministrit Edi Rama në këtë takim.

Foto nga ceremonia e Presidentit per 28 nentorin
Foto nga ceremonia e Presidentit per 28 nentorin

Berisha thotë se rituali i kreut të shtetit nuk është braktisur nga opozita dhe nga zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit, pavarësisht se cilat kanë qenë raportet politike të kohës.

“Ne Shqiperi dhe ne çdo vend te botes, pritjen per festen kombetare, pavaresine e vendit e jep kryetari i shtetit, i cili me Kushtetute eshte dhe kryetar i ndereve dhe ceremonialit te shtetit, qe nga dita e themelimit te opozites dhe pluralizmit ne Shqiperi pavaresisht nga marredheniet pozite -opozite, apo president – kryeminister. Pritja e festes kombetare e dhene nga presidenti i Republikes nuk eshte braktisur, bojkotuar kurre nga kryeministri, ministrat as dhe kryetari i opozitës”,-deklaron Berisha nga profili i tij në rrjetin social, “Facebook”.

Presidenti Bujar Nishani
Presidenti Bujar Nishani

Ish-kryeministri thotë se marrëdhëniet mes Nishanit dhe Ramës janë “thyer” për një dosje korruptive pronash.

“Shqiptaret duhet ta dine se Edi Rama mori kete veprim, pasi ai deshtoi me turpin me te madh te korruptonte me nje dosje, ceshtje pronesie, te cilen ja ofroi presidentit nepermjet sekretarit te pergjithshem te mafjes shteterore E. Agaçi, akt te cilin presidenti e denoncoi ne organet perkatese. Ne kete kontekst, Edi Rama nuk kishte fytyre te paraqitej ne ate pritje por ne rrafshin protokollar ai kreu nje akt te turpshem, perçares, te frymezuar nga eterit e tij mizor!”,-deklaron ai.

Në ceremoninë e zhvilluar nga Presidenti Nishani morën pjesë nga maxhoranca ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, lideri i opozitës Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Alfred Moisiu, diplomatë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri etj.

Te ftuarit ne pritjen e Presidentit te Republikes
Te ftuarit ne pritjen e Presidentit te Republikes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura