Pse Rama mbron Tahirin? Basha me deklaratë të fortë, tregon çfarë do të bëjë PD

Oct 23, 2017 | 17:44
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, duke i kujtuar Ramës se nuk ka të drejtë Kuvendi që të rrëzojë kërkesën e prokurorisë dhe se Rama me vendimin e marrë po shkel hapur Kushtetutën.

f9a7f010-a7ee-4eed-92a5-d24d69e36ddf

“Rama ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për të mbrojtur Tahirin, parlamenti nuk ka të drejtë të rrëzojë një kërkesë të organit të prokurorisë. Rama po mbron Tahirin se është peng i lidhjeve kriminale, trafiqeve të drogës dhe se ka frikë nga hetimi i pavarur i drejtësisë që do të zbuloje bashkëpunëtorë të tjerë në kupolën e qeverisë. Drejtesia eshet e neperkembur, me kete vendim Vetingu ka marrë fund, vendi në krizë totale, kushtetuese edhe morale, Rama de facto ka marrë fund si kryeministër. Ne si opozite jemi dhe do të jemi në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe ndërkombëtarët për t’ju përgjigjur kësaj gjendje, krize te thelle te vendit”- tha ai.

425A5217

 

Pyetur per bojkotin e deputeteve te PD ne komisionet parlamenatre Basha ka deklaruar: Neser ka vetem nje komision, degjese per ceshtjen e kancerit, ne do te jemi te pranishem ne kete komision per kete ceshtje humanitare, natyrisht beteja eshte kunder kancerit me te madh te ketij vendi qe eshte krimi i organizuar me lidhje politike”.

Deklarata e plote 

Drejtësia shqiptare paraqiti një kërkesë të vetme pas 4 vite hetime të Antimafies italiane, paraqiti një kërkesë të vetme. Edi Rama e rrëzoi këtë kërkesë, gjithçka tjetër është propagandë, gjithçka tjetër është mashtrim për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.
Fakti është që Edi Rama ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për të mbrojtur Saimir Tahirin. Parlamenti nuk ka të drejtë të rrëzojë një kërkesë të organeve të drejtësisë të bërë konform rregullave, as nuk ka të drejtë të kthehet në gjykatë dhe të gjykojë provat, kjo i takon gjykatës.
Edi Rama po mbron Saimir Tahirin sepse është peng i lidhjeve kriminale të Saimir Tahirit, i trafiqeve të drogës dhe sepse ka frikë nga hetimi i pavarur i drejtësisë, hetim që do të zbulojë edhe bashkëpunëtorë të tjerë në kupolën qeveritare, të krimit të organizuar. Ndaj po bën gjithçka për ta penguar këtë hetim.
Drejtësia është e nëpërkëmbur, është e kërcënuar. Vetingu është i marrë fund me ketë qëndrim të Edi Ramës që po e përdor për të kërcënuar prokurorët vetëm pse guxojnë të hetojnë Saimir Tahirin dhe vendi është në një krizë totale kushtetuese, politike dhe morale.
Maxhoranca, moralisht është e vdekur.​
Edi Rama “de facto” ka marrë fund si kryeministër.
Ne si opozitë jemi dhe do të jemi në konsultim të vazhdueshëm me qytetarët dhe me faktorin ndërkombëtar për t’iu përgjigjur kësaj gjendje, kësaj krize të thellë të vendit.
Pyetje: Në fakt, ju sot keni adresuar një thirrje ndaj faktorit ndërkombëtar?
Basha: Pikërisht.
Pyetje: A ka një qëndrim z.Basha të ndërkombëtarëve për këtë çështje?
Basha: Unë nuk jam zëdhënës i ndërkombëtarëve, por jam partner i tyre.
Pyetje: Z.Basha do të vijojë bojkoti i komisioneve parlamentare nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike? Anëtarët tuaj nuk ishin sot në komisione
Basha: Për shkak të mbledhjes urgjente të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar. Nesër ka vetëm një komision që është një dëgjesë për çështjen e kancerit. Kështu që në këtë çështje humanitare ne do të jemi të pranishëm në këtë komision. Natyrisht, beteja është jo vetëm kundër kancerit, por kundër kancerit më të madh të këtij vendi që është krimi i organizuar me lidhje politike. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura