Pse qentë ju lëpijnë fytyrën ose këmbët dhe 11 sjellje të tjera të çuditshme që më në fund mund të shpjegohen!

Nov 17, 2020 | 23:49
SHPËRNDAJE

Njerëzit që i duan qentë e adhurojnë kur shohin kafshët shtëpiake duke ëndërruar ndërsa flenë, duke anuar kokën anash ose kur vrapojnë vrullshëm.

Por ajo që shumë prej nesh nuk e dinin është se këto sjellje që na duken kaq të lezetshme, në të vërtetë kanë një qëllim. Edhe nëse qentë nuk mund të flasin, ata kanë mënyrën e tyre të komunikimit dhe gjërat që përmendëm janë vetëm disa shembuj kur qeni përpiqet të shprehë dashurinë, admirimin dhe ndonjëherë shqetësimin e tij, sipas “Bright Side”.

  1. Ndjekja e bishtit të tyre

qeni (7)

Ky veprim ka 3 kuptime themelore dhe cilado qoftë, kërkon vëmendjen tuaj të plotë. Opsioni i parë mund të jetë që qeni është jashtëzakonisht i mërzitur dhe po kërkon pothuajse gjithçka për t’u argëtuar. Një opsion tjetër janë parazitët, të cilët mund të shkaktojnë kruajtje ose djegie. Dhe opsioni i tretë, ai mund të vuajë nga OCD (çrregullim obsesiv-kompulsiv) i shkaktuar nga stresi, ankthi ose zhgënjimi.

  1. Lëpin fytyrën ose këmbët

qeni (11)

Kjo është një nga mënyrat më të zakonshme që qentë shprehin dashuri dhe respekt për pronarët e tyre. Nëse këlyshi juaj ju lëpin këmbët, mund të përpiqet të ndiejë shijen tuaj, përbërjen tuaj kimike dhe gjendjen tuaj shëndetësore. Ndonjëherë, qeni do ta bëjë këtë vetëm për të tërhequr vëmendjen.

  1. Anojnë kokat e tyre në njërën anë

qeni (3)

Një nga gjërat më tërheqëse për të parë është një qen që anon kokën në përpjekje për të kuptuar më mirë atë që po bëni ose po thoni. Disa teori deklarojnë se duke bërë këtë, ata janë në gjendje të dëgjojnë tone ose fjalë me më shumë saktësi. Teori të tjera përmendin faktin se animi i kokës u jep atyre vizion më të mirë.

  1. Emocionohen për kapjen e topit

qeni (6)

Të kaloni kohë me këlyshin ose qenin tuaj dhe të luani lojëra që e dini se u pëlqejnë do të thotë bota për ta. Jo vetëm që është argëtim, por kapja e topit dhe rikthimi i tij tek ju është një mënyrë për t’ju dhënë një “dhuratë” dhe për  t’ju kënaqur .

  1. Shkundja e një lodre

qeni (12)

Shkundja e lodrës me forcë është një reagim automatik që ka mbetur nga instinktet e tyre të gjuetisë. Sidoqoftë, shumica e qenve në shtëpi e bëjnë këtë vetëm për argëtim.

  1. Fërkimi i fytyrës

qeni (9)

Putrat e para të qenit janë shumë të dobishme kur bëhet fjalë për t’i mbajtur gjërat në rregull. Ata i përdorin ato për të  pastruar fytyrat e tyre kur kanë probleme alergjie, veçanërisht nëse ndjejnë kruarje. Nëse e shpërbleni qenin kur e bën këtë, mund të jeni i sigurt se ata do ta përsërisin veprimin gjithnjë e më shpesh.

  1. Gara nëpër shtëpi pasi ta keni larë

qeni (1)

Nëse qeni vrapon nëpër shtëpi me shpejtësinë e dritës pasi ka bërë një banjë të këndshme, atëherë po përjeton diçka të quajtur FRAPs (periudha e aktivitetit të rastësishëm frenetik). Është një akumulim ekstrem i energjisë.

Shumica e qenve e urrejnë vërtet dushin, dhe kur më në fund ndiejnë se janë të lirë dhe tortura ka mbaruar, ata shpërthejnë nga gëzimi.

  1. Rrotullohet rreth vetes para se të shtrihet

qeni (5)

Rrotullimi disa herë në boshtin e tyre është mënyra e tyre për të kontrolluar rrethinën për t’u siguruar që asgjë e rrezikshme nuk do t’u ndodhë në mënyrë të befasishme. Kjo është gjithashtu një mënyrë pë për t’u siguruar që vendi i tyre i ri i gjumit është mjaft i rehatshëm për të fjetur.

  1. Fjetja në këmbë ose përqafimi me ju

qeni (2)

Qentë duan të ndiejnë ngrohtësinë, dhe për ta, ju jeni tufa e tyre. Kjo është arsyeja pse ulja afër jush është mënyra e tyre për të treguar afërsinë dhe afeksionin për ju.

Është gjithashtu mënyra se si ata shënojnë territorin e tyre. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur keni vizitorë në shtëpi. Në atë rast, qeni përpiqet ta bëjë shumë të qartë se nuk është i gatshëm të ndajë atë që është e tij për një kohë të gjatë.

  1. Shtrëngime në gjumë

qeni (10)

Qentë mund të flenë të qetë dhe shumë shpejt hyjnë në fazën REM (lëvizja e shpejtë e syve), ku fillojnë të ëndërrojnë. Kjo shpjegon pse, kur ata janë në gjumë, fytyra e tyre dridhet në mënyrë të pakontrolluar, shkelmojnë, ose lehin pa e kuptuar as vetë. Nuk rekomandohet t’i zgjoni në atë moment, sepse mund të jenë në humor të keq. Vendoseni veten në vendin e tyre, kjo gjithashtu u ndodh njerëzve gjatë gjithë kohës …

  1. Lëkundja e bishtit në formë rrethore

qeni (8)

Lëvizja e bishtit të një qeni ka shumë kuptime të ndryshme, por kur lëviz në formë rrethore , mund të nënkuptojë që qeni është plotësisht i përgatitur për të luajtur dhe sa më shpejt të lëvizë, aq më i madh është kënaqësia që ndjejnë! Pavarësisht se sa vjeç janë, ata janë aq besnikë saqë do të jenë gjithmonë të lumtur t’ju shohin dhe të plaken me ju, dhe gjithmonë do t’jua tregojnë këtë duke tundur bishtin.

  1. Shtrëngimi i këmbëve kur ju ledhatoni barkun e tyre

qeni (4)

Kjo nuk është asgjë më shumë se një “refleks kruarje” , në të cilin aktivizohen mbaresat nervore që dërgojnë një sinjal se ekziston një agjent që po shkakton ndjesi shpimi gjilpërash ose irrituese. Kjo është një lëvizje qesharake që shumica e qenve duket se e shijojnë shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura