Pse prindërit duhet të ndalojnë së përgatituri ushqimin për fëmijët në shkollë? Nga të qenit i rregullt deri tek pavarësia, ja çfarë do të përfitojnë të dyja palët

Nov 13, 2020 | 11:45
SHPËRNDAJE

“Fëmijët e organizuar nuk lindin thjesht. Ata rriten në këtë mënyrë,”- tha Dr. Damon Korb, një pediatër dhe një baba i pesë fëmijëve.

Ai beson se duke i lënë fëmijët ta përgatisin vetë ushqimin apo të bëjnë vetë detyrat e tyre që i takojnë, do t’i ndihmoni që të bëhen më të pavarur dhe më të zgjuar, sipas “Bright Side”.

  1. Praktikojnë procesin e të menduarit përpara.

ushqimi (1)

Përgatitja e drekës i mëson fëmijët se si t’i planifikojnë gjërat përpara. Ata duhet të mendojnë nëse do të jenë të uritur kur nuk përgatisin mjaftueshëm ose çfarë duhet të marrin me vete. Mënyra më e mirë për të zhvilluar këto aftësi të rëndësishme të planifikimit është angazhimi i fëmijëve në detyrat e përditshme.

  1. Mund të mësojnë zgjidhjen e problemeve.

ushqimi (5)

Bërja e drekës kërkon planifikim dhe zgjidhje të problemeve. Fëmijët do të duhet t’u tregojnë prindërve nëse po mbarojnë disa ushqime dhe nëse duhet të blejnë diçka tjetër. Provimi i gjërave të reja mund të jetë sfidues për fëmijët, por të mësosh nga gabimet dhe të provosh detyra të komplikuara promovon zgjidhjen e problemeve, sipas Dr. Korb.

  1. Mësojnë si të jenë të rregullt.

ushqimi (2)

Përgatitja e një vakti i ndihmon fëmijët të mësojnë rendin dhe rutinat. Nëse fëmija e ka të vështirë të bëjë një detyrë të caktuar, ndajeni atë në hapa më të thjeshtë. Për shembull, prindërit mund të inkurajojnë fëmijët duke mbajtur në dorë furnizime të lehta ushqimore.

  1. Bëjnë zgjedhje më të shëndetshme ushqimore.

ushqimi (3)

Fëmijët që ndihmojnë në punët e shtëpisë priren të hanë më shumë perime dhe kanë më pak “teka” ndaj ushqimeve. Ata gjithashtu kanë më pak të ngjarë të anashkalojnë mëngjesin dhe zakonisht zgjedhin ushqime më të shëndetshme. Ofrimi i mundësisë për të zgjedhur u jep fëmijëve pavarësinë që u nevojitet teksa rriten, Dr. Korb beson.

  1. Mësojnë se si të jenë të pavarur.

ushqimi (4)

Në klasën e tretë, shumica e fëmijëve mund të përgatisin mëngjesin dhe drekën e tyre për në shkollë. Kjo u mëson atyre menaxhimin e kohës dhe si të marrin vendime të pavarura. Është koha e përkryer që prindërit të tërhiqen dhe të heqin të paktën një detyrë nga lista e tyre e gjërave për të bërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura