“Pse nuk vdiqa edhe unë…”/ Zbardhet dëshmia e policit të plagosur në banesën e Marsidës, ç’thanë dy djemtë e tjerë

Oct 12, 2019 | 14:12
SHPËRNDAJE
Bledar Toci
Bledar Toci

ETLEVA DELIA/ “Panorama” zbardh të tjera detaje nga dëshmia e Marsida Qatjas pas krimit, ku ka pranuar në Polici se me viktimën Dritan Haxholli, ka pasur një lidhje, së cilës i kishte dhënë fund, por ai kërkonte sërish të kryente marrëdhënie me të.

Por në prononcime që ka dhënë përgjatë dy ditëve në media të ndryshme, ajo thotë të kundërtën.

Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës e ka rimarrë në pyetje Marsida Qatjan, por edhe të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur pas mesnate në apartamentin e 30-vjeçares.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Bledar Toçi, mësohet se nuk ka folur në lidhje me krimin, duke thënë vetëm fjalinë: “Pse nuk vdiqa edhe unë…”.

Ndërsa personazhet e tjerë, duke përfshirë Marsida Qatjan dhe dy miqtë e saj, Xhuljo Biturku dhe Ermir Çela, kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen.

Burime nga Prokuroria thanë se Qatja dhe miqtë e saj do të pyetën edhe për kokainën që kanë konsumuar në apartament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura