Pse nuk po hapen spitalet Covid 3 dhe 4? Mjeku Artan Koni: U mungon gjëja më e rëndësishme, nëse nuk merren masa…

Aug 7, 2020 | 8:34
SHPËRNDAJE

Mjeku Artan Koni thotë se situata e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri është në rënie të lirë, dhe për këtë i referohet rasteve gjithë e në shtim ditë pas dite të të infektuarve e numrit të lartë të viktimave.

Artan Koni-kritikat

“Me kalimin e diteve, behet akoma me e qarte per publikun ajo qe kemi thene kohe me pare: Situata e COVID ne renie te lire !!

Gjurmimi e testimi nuk funksionon as per familjaret e rasteve pozitive te shtruara ne spital, jo më per familjaret apo kontaktet e atyre pozitiveve asimptomatike”, shkruan mjeku në një postim në rrjetet sociale.

Duke folur për situatën në spitalet Covid, Koni thekson se atyre u mungon gjëja më e rëndësishme, burimet njerëzore. Për këtë arsye thotë mjeku nuk mund të fillojnë punë as dy spitalet e tjera Covid, 3 dhe 4.

“Spitalet COVID nuk kane gjene me te rendesishme: burimet njerezore. Cdo dite e me shume po kuptojme me sa pak personel perpiqen te funksionojne keto spitale. Kemi mjeke e infermiere te sfilitur te cilet punojne si gladiatore per te perballuar pavionet plot.

Llogjikisht, spitalet 3 dhe 4 te cilat u lancuan me aq buje e krenari nga ministria, nuk futen ne pune pikerisht per kete arsye: mungesa e burimeve njerezore. Nese nuk do kete masa inkurajuese e lehtesuese per punen e personelit mjekesor, patjeter qe mungesa e tyre do vije duke u rritur”.

Ndërkaq, Koni rendit dhe disa këshulla se si mund të menaxhohet gjendja aktuale.

“Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik. Gjendja do menaxhohet shume me mire nese:

1- do rriten fondet per menaxhimin e pandemise, sepse pa para nuk shton dot as teste e as bazen materiale te nevojshme. Ka shume koncesione jo te domosdoshme te cilet mund te anullohen. Nese nuk eshte primare shendeti publik, cfare eshte, perfitimi i atyre qe kur semuren vete ikin me charter?

2- do rritet numri i shtreterve dhe personeli ne dispozicion. Per kete do duheshin perseri para, jo vetem per te plotesuar bazen materiale, por edhe per t’ia bere me te lehte personelit mjekesor barren e kesaj pandemie.

3- do aktivizohen mjeket e familjes. Aktivizim nuk do te thote qe ata thjesht te vizitojne, por te ndjekin pacientet e nje zone te caktuar duke vendosur kujt duhet t’i behet tamponi, cili pacient ka nevoje per t’u shtruar ne spital, etj etj. Patjeter qe mjeket e familjes do kerkonin shume me shume teste ne rang republike, teste te cilat do bliheshin me leket e koncesioneve…por nje zone e vogel diku ndiqet me mire nga mjeku lokal, se sa nga zyrtaret e ISHP-se ne Tirane.

4- te futen spitalet rajonale ne funksion te ketyre pacienteve, duke krijuar nje departament te vecante per ta. Perderisa ne spitalet COVID 1 dhe 2 nuk po i japin pacienteve mjekime specifike per kete semundje, nuk ka arsye perse keto mjekime nuk mund t’u jepkan neper spitale rajonale.

Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik !!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura