‘Pse nuk informoni qytetarët?’ Spiropali kapet me gazetaren: S’je përfaqësuesja e kuksianëve

Apr 4, 2018 | 15:54
SHPËRNDAJE

Një debat ka ndodhur në studion e News24 mes gazetares Ola Bruko dhe deputetes socialiste Elisa Spiropali. Ndërsa fliste në studion e News24 në rubrikën “Opinion” për situatën e ndezur, protestat e qytetarëve kuksianë dhe opozitën, Spiropali tha se do ketë një sërë lehtësirash për banorët që kalojnë afër sportelit, por se opozita nuk ua thotë këtë gjë qytetarëve por i nxit për dhunë.

ELISA-SPIROPALI-

 

Nga ana tjetër gazetarja Bruko e ka pyetur deputeten e PS se përse nuk i informon qeveria qytetarët për lehtësira, se do përfitojnë abone, apo se ku duhet t’i marrin. Por Spiropali i ka thënë gazetares se nuk është përfaqësuese e njerëzve dhe as kuksianëve.

Spiropali: Është bërë një studim për këtë rrugë. Nuk bëhen në studio dhe banaqe analiza se sa kushton një rrugë. Tarifa për një banor të Kukësit është e lartë. Ka një sërë lehtësirash dhe ata banorë që kalojnë afër toll-it sigurisht nuk do paguajnë 5 euro. Këtë opozita nuk ua thotë.

Gazetarja: Pse nuk ua thoni ju njerëzve që do ketë abone, ku duhet të vijnë t’i marrin?
Spiropali: Ju nuk jeni përfaqësuesja e njerëzve, nuk jeni përfaqësuesja e kuksianëve.

Gazetarja: Unë jam përfaqësuese e publikut, nuk përfaqësoj asnjë parti. Jam përfaqësuese e njerëzve, një televizion përfaqëson njerëzit.

Spiropali: Ua kemi thënë kuksianëve. Ajo protestë e qytetarëve dhe nxitja që i bën opozita zjarrvënies nuk kanë arsye. Nxisin urrejtje. Janë deklarata të dënueshme.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/pse-nuk-informoni-qytetaret-spiropali-kapet-me-gazetaren-sje-perfaqesuesja-e-kuksianeve/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura