Pse ne e prekim fytyrën “pa mendje” dhe si mund ta evitojmë?

Mar 16, 2020 | 14:11
SHPËRNDAJE

image

Në këto të vështira përhapjeje infeksionesh, këshilla më e shpeshtë që bëjë mjekët dhe specialistët është: Lani duart shpesh dhe mos prekni fytyrën. Por dashur padashur duart të shkojnë vetë në fytyrë. Pse e prekim fytyrën kaq shpesh?

Ekspertët shpjegojnë se njerëzit janë të “programuar” për ta bërë këtë. Nuk mund të sillen ndryshe. Të kërkosh të mos prekësh fytyrën është si t’u kërkosh atyre të bëjnë diçka të panatyrshme.

Psikologia Natasha Tiwari nga “Veda Group” tha në një video postuar në BBC se:

Ne e kemi prekur fytyrën që kur kemi qenë fetuse në mitër. Prandaj çdo herë që i themi vetes: ‘mos e prek më fytyrën, nëse e prek fytyrë do të sëmuresh’, po i kërkojmë vetes të bëjmë diçka krejt të panatyrshme. Kur ne prekim fytyrën, ajo që bëjmë në të vërtetë është të qetësojmë veten. Kur ne prekim zona të caktuara të fytyrës, ajo që jemi duke bërë është të aktivizojmë pika të caktuara presioni, të cilat aktivizojnë diçka të quajtur sistemi nervor parasimpatetik, që është gjëja që na bën ne të qetësohemi së brendshmi”.

Sipas psikologes së njohur, ne “shohim të njëjtin reagim te qentë dhe macet. Fëmijët shpesh imitojnë sjelljen e prindërve të tyre. Pra nëse prindërit tanë prekin fytyrën kur janë të shokuar, apo kur janë të habitur apo kur janë të mërzitur, ne jemi të prirur të bëjmë të njëtën gjë”.

Psikologia sqaroi se në këtë kohë të vështirë kur ne e dimë se nuk duhet ta prekim fytyrën.,në mënyrë subkoshiente duart tonë shkojnë drejt fytyrës.

Por si mund të hiqni dorë nga prekja e fytyrës, edhe pse konsiderohet pothuajse e pamundur?

Që të mos prekësh sytë , “një zgjidhje mund të jetë të mbash syze. Për femrat rekomandohet edhe të bëjmë më pak make-up. Mund të mësosh edhe se si të përdorësh duart. Për njerëzit që e kanë zakon të flasin me duar si formë ekspresiviteti, duke e bërë më të mundur lirshmërinë e duarve të tyre për të prekur fytyrën, provoni t’i mbani gishtat të kryqëzuar. Kur të doni të prekni ftyrën, nëse mbani gishtat e dy dyarve të kryqëzuar me njëri-tjetrin, do të jeni më të vetëdijshëm se çfarë jeni duke bërë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura