“Pse më sheh, e di kush jam unë”- Si nisi sherri që përfundoi me dy të vrarë në qendër të qytetit të Kavajës. Njëri qëlloi me thikë, tjetri hapi zjarr…

Mar 29, 2023 | 23:33
SHPËRNDAJE

Një sherr banal që dyshohet se ka nisur me fjalët “Pse më sheh, kush je ti”, dyshohet të jetë bërë shkak i sherrit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë që përfundoi me dy të vrarë.

edmondgosa-rexhaj

Viktimat janë Edmond Gosa dhe Altin Rexhaj. Mësohet se Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën ndërkohë që ky i fundit ka hapur zjarr ndaj tij.

Të dy ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësorë por nuk kanë mundur të mbijetojnë si pasojë e plagëve të rënda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura