“Pse më dëshpërojnë gratë me fytyrë prej dylli!”

Jun 24, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

“Gjatë gjithë jetës e kam parë gotën gjysmë të mbushur, asnjëherë bosh, asnjëherë plot. Kur shihem në pasqyrë, shoh pasojat e të gjitha të qeshurave. Në fakt, jo se kam qenë në çdo kohë optimiste, kam pasur edhe unë ‘rrëzimet’ e mia, shqetësimet e kohët kur të qeshurat harroheshin. Jam e bindur që po të isha shqetësuar më pak për gjëra të parëndësishme, lëkura ime do të ishte më e mirë.

355DABB300000578-0-image-a-1_1466204476637

Por, a do doja unë të fshija çdo kujtim të jetës sime me një tërheqje apo mbushje?! Me zemër në dorë? JO! E them këtë e bindur, sidomos kur shikoj rastet e të tjerave dhe mendoj se si mund të isha shndërruar me një pamje dylli si ato të muzeve. Merrni rastin e këngëtares së talentuar Barbra Streisand, fytyra e së cilës i ngjan një tamburi. Është e pabesueshme se si edhe njerëzit që na kanë frymëzuar për kaq shumë kohë të denatyralizohen.

Barbra Streisand
Barbra Streisand

A nuk e kuptojnë vallë që e vetmja gjë që po bëjnë me këto ndërhyrje është se po theksojnë edhe më tepër atë që duan të fshehin, moshën pra! Është e gjitha një përpjekje qesharake dhe e dëshpëruar për t’u kacavjerrë pas rinisë. Po marr shembullin e emrave të njohur, duke i konsideruar frymëzuese të mijëra njerëzve, sepse nga ana tjetër shoh që po bëjnë të njëjtën gjë vajza të moshave të ndryshme në të gjithë botën. Ajo që më trishton më tepër është se këto fytyra të mbufatura përcjellin pasiguri dhe mungesë lumturie.

3544C9EE00000578-0-OLIVIA_NEWTON_JOHN_The_Grease_star_s_face_is_incredibly_shiny_bu-m-11_1466204794807

Shpresoj që për më të rejat, me moshën t’ju rritet vetëvlerësimi dhe të përbuzin mendimin e të tjerëve. Nga ana tjetër, e kuptoj edhe presionin e grave që të qëndrojnë gjithnjë magjepsëse, por besoj se është plotë- sisht e mundur kjo edhe duke i rezistuar thikës. Mos më keqkuptoni: nuk shoh asgjë të keqe në ndreqjen e nj tipari në portret. Jam tunduar vetë disa herë. Sot mendoj se çdo portret tjetër i imi më rinor do të dukej qesharak.

Donatella Versace
Donatella Versace

Donatella Versace, 61, Faye Dunaway, 75, Melanie Griffith, 58, Olivia Newton 67, Meg Rayan 54, Nicole Kidman, 48… e sa të tjera, të gjitha dikur të bukura që e kanë shndërruar veten në të kundërtën e asaj që kanë qenë. Lëkura e tyre është kaq e tendosur dhe me shkëlqim, buzët janë fryrë në mënyrë të paimagjinueshme e u kanë mprehur mjekrën aq sa mund të presin me të edhe bukën.

3544ED9600000578-0-MELANIE_GRIFFITH_With_her_plump_cheeks_and_smooth_lips_she_hardl-m-12_1466204805366

E gjithë kjo bëhet edhe më e pabesueshme nëse i krahasojmë me gratë e tjera që nuk kanë frikë nga rrudhat e tyre dhe ngelen sharmante. Për ta konkretizuar, po ju përmend aktoren Helen Mirren, 70 vjeç. M’u duk se më ra tavani mbi kokë kur L’Oreali e zgjodhi si fytyrën perfekt për të reklamuar kremin hidratues që u duhej grave të moshës së saj. Cinikët sigurisht që iu hodhën në fyt duke aluduar se fytyra e saj ishte retushuar dhe rrudhat ishin zbutur nga ato gjërat që kanë nëpër kompjuterë.

Dolly Parton
Dolly Parton

Por një hetim i kryer nga Autoriteti i Standardeve për Reklamat mbështeti variantin se gjithçka ishte origjinale. Nuk kanë qenë të pakta as zhurmat e thashethemeve rreth saj se ka bërë ndërhyrje në qafë, por në një intervistë të fundit, Mirren përbuzi gjithçka me një humor të shkëlqyer. Pavarësisht gjithçkaje, sekreti nuk qëndron te fshehja e gjurmëve, por te përqafimi i një qafe të madhe e me shenja që tregon jetën e mirë që ke pasur. Me kalimin e moshës kam gjetur shumë gjëra të gëzueshme për të qeshur.

Actress-Courteney-Cox
Courtney Cox

Mendoj për 5 nipërit e mbesat dhe për fëmijët e mi; kur luaj me ta, vitet zhduken. Nuk se nuk jam sqimatare, i kushtoj gjithnjë e më shumë vëmendje grimit në mënyrë që të mos frikësoj njerëzit, së fundmi kam mësuar edhe disa marifete. Ngjyrat e ndezura që pëlqeja kur isha grua me e re, shoh që nuk funksionojnë më. Kam ngelur te ngjyrat e zbehta. Por, nga ana tjetër, jam e lumtur për gjithçka kam arritur.

Po të përpiqem të fshij moshën, do të hidhja poshtë gjithë momentet e mrekullueshme që më kanë shënjuar jetën. Së fundmi kam zbuluar dëshirën për të përqafuar sfidat, refuzoj totalit të përulem përpara opinionit të njerëzve. Prandaj edhe më duket e trishtueshme të shoh Barbra Streisand dhe të tjerat që kanë bërë të njëjtën gjë si ajo.

Me përpjekjen e tyre të dëshpëruar për të kthyer kohën pas, ato nënvlerësojnë të gjitha arritjet që kanë pasur. Mjaft duke dëshiruar atë që ka ikur!

(Marrë nga “Daily Mail”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura