Pse më bëjnë sulme personale

Nov 20, 2017 | 18:48
SHPËRNDAJE

NGA NIKOLLAQ NERANXI

Nje sqarim i nevojshem per miqte!

Pershendetje miq! Kam pare gjithe keto dite nje histeri dhe sulm personal ndaj meje ne disa portale, per nje foto ku une kam qene i ftuar ne nje konference qe organizojne cdo vit himariotet e Amerikes ne Neë York. Ne podiumin ku isha ulur edhe une, paska qene edhe flamuri i Vorio Epirit, lexova tek portalet. Sulmet vijne se pari nga ato media te cilat i sherbejne pushtetit dhe fakti qe me sulmojne mua ne vete te pare edhe per gjera absurde, eshte i justifikuar.

e9069ea5-3e1a-423d-9e03-3430f2f7f050

 

Shoqata e Tregtareve ku une jam kryetar, nje shoqate shume modeste, hodhi poshte ligjin e supergjobave ne Gjykate Kushtetuese, dhe nje pjese te ligjit te taksave vendore, pra beri nul pagesen e taksave per dy muaj. janar-shkurt 2016. Nese do kishim perkrahje nga shoqata te tjera apo edhe nga Dhoma e Tregtise, e kapur nga pushteti, e cila u terhoq ne momentin e fundit, edhe ai ligj do hidhej poshte i plote dhe sot nuk do kishte me mijera biznese te falimentura nga kjo barre e paperballueshme taksash. Nga ana tjeter une kam qene nje nga njerezit qe kam denoncuar vazhdimisht grabitjen e pronave ne bregdet nga mafia ne pushtet, ne media dhe kudo, duke akuzuar ne vete te pare Edi Ramen. Kam shkuar ne cdo ambasade ne Tirane duke i treguar fotot e Himares se vjeter dhe ju kam bere nje pyetje: “Ne vendin tuaj, do ta kishit shkaterruar nje vend me histori te lavdishme dhe banesa shekullore apo do e kishit ruajtur?” Ne i ruajme – me jane pergjigjur te gjithe. “Ndersa kryeministri jone do ti shkaterroje – iu thashe – prandaj duhet te na ndihmoni! “
Keto jane arsye te mjaftueshme qe une te luftohem nga keto media pasi jam armik i pushtetit dhe ne fakt lufta e tyre, me ben nder mua. Disa portale te tjera, pa interesa te tilla, perdorin emrin tim ne tituj bombastike, me shpresen qe une ti marr ne telefon per te blere heshtjen e tyre. Jam cuditur kur me kane treguar se disa sipermarres (me siguri te shantazhueshem), e bejne kete. Por me mua e kane te kote. Une ndertoj vetem marrdhenie korrekte biznesi me mediat. Vendos logot e mia tek mediat qe mendoj qe jane serioze ose mund te ndihmoj ndonje mik gazetar. Te tjeret le ti bien legenit se s’me behet vone fare!
Per tu kthyer tek takimi i Amerikes, une isha si i ftuar atje, jo organizator. Tema ishte ekonomike, jo politike. Po flisnim si te organizoheshim me mire per te mbrojtur pronat tona nga grabitja e mafiozeve. Une nuk e kam idene se cfare perfaqesojne ata flamure qe kisha nga pas dhe nuk kam pse ta di. Kur organizoj vete evente, festa, protesta, mitingje, di cfare flamuresh dhe parrullash perdor dhe ju i keni pare vete.
Meqe keto media qe fola me lart, lidhin gjithmone emrin tim me ndonje flamur, ju kujtoj se une jam nje individ i lire, nuk jam i zgjedhur apo pjese e ndonje Partie apo organizate politike e megjithate une personalisht nuk kam bere kurre ndonje skene provokuese me flamuj apo simbole, nuk kam arsye pse ta bej. Nese banoret e Himares zgjedhin te mbajne simbole apo flamuj te ndryshem, kjo nuk eshte puna ime, ata jane njerez te lire. Une pergjigjem per veprimet e mia. Persa i perket politikes, nese shihni sot ne krahun e banoreve te Himares politikane, ata i kemi thirrur ne per te na ndihmuar, pra ata jane ne sherbim te banoreve, jo ne banoret ne sherbimin e tyre. Kemi mirepritur cdo lloj force politike qe na premtonte mbeshtetje ne ceshtjen e pronave. Une personalisht nuk kam ambicie per asnje post politik, sapo te mbaroje problemi i pronave, do ti kthehem jetes time te perditshme. Fale Zotit jam i permbushur dhe i kenaqur me gjerat qe kam. Me kerkuan ndihme bashkeqytetaret e mij dhe une kam qene gjithe keto kohe ne sherbim te tyre, sepse shtepia ime nuk prishej nga plani urbanistik, por e ndjeja te jepja kontributin tim si nje banor autokton, per Himaren tone dhe si njeri qe kam disa aksese me shume se nje himariot i thjeshte. Natyrisht kam marre shume kosto nga kjo pune, por ska problem, une jam njeri i detit, i perballoj furtunat. Rendesi ka qe jam i bindur se kam luftuar per kauza te drejta.
Ky sqarim ishte per miqte e mij!
Te tjeret nuk me interesojne.
Ju uroj cdo te mire!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura