“Pse ma bëre këtë?” Vajza takon xhihadistin që e përdhunoi kur ishte 14-vjeç. Ja si kishte mundur t’i shpëtonte nga duart

Dec 2, 2019 | 14:16
SHPËRNDAJE

Ashwak Haji Hamid, e cili u rrëmbye nga xhihadistët në moshën 14 vjeç, u përball me një luftëtar të ISIS, i cili e përdhunoi dhe abuzoi me të.  

vajza

Ebu Hume u soll para Hamid, pasi u arrestua nga autoritetet irakene.

Teksa e kishte përballë Hamid i tha xhihadistit:

“Ngrijeni kokën. Pse ma bëre atë? Përse?  Unë isha 14 vjeç kur më përdhunove. Ngrijeni kokën. A ke motër? Ke ndjenja? A kishte ndonjë vlerë? Isha 14 vjeç. Në moshën e vajzës suaj, në moshën e djalit tuaj, në moshën e motrës suaj “.

Më tej vajza vazhdoi ti thoshte: “Ju shkatërruat jetën time. Mi keni marrë të gjitha. Gjithçka që kisha ëndërruar. Por tani e dini se si është të torturoheni dhe se çfarë është vetmia”.

Ashwak Haji Hamid kishte arritur të shpëtonte, nga duart e xhihadistit duke i hedhur pilula për gjumë në ushqim xhihadistit. Më pas ajo kishte shkuar pranë nënës së saj që jetonte në Stuttgart, Gjermani.

Më vonë vajza ishte takuar me autorin e përdhunimit në një rrugë gjermane. Ai e kishte kërcënuar atë dhe Hamid ishte larguar nga Gjermania për të qëndruar me babanë e saj në një kamp refugjatësh në Irakun verior.

print

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura