“Pse lëvizni me makinën e vëllait, kur …” – Rama debaton me Klodiana Lalën: Unë lëviz me avion komercial, mos më trego mua përralla

Feb 13, 2020 | 21:44
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debat me gazetaren Klodiana Lala, në studion e emisionit “Opinion”, në TV Klan.

rama klodi

Ka mjaftuar pyetja pse kryeministri lëviz me makinën e vëllait të tij, kur ka një protokoll shtetëror që duhet të lëvizi me një automjet shtetëror për të shpërthyer debatin mes palëve.

Pjesë nga debati:

Klodiana Lala: Ajo që më shqetëson është përse kryeministri  vendit tim dhe vendit tonë lëviz me makinën e vëllait, kur ka një protokoll shtetëror që duhet të lëvizi me një automjet shtetëror.

Edi Rama: Kush e tha këtë? E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe ai i Kosovës e di ti që është i vetmi që lëvizin me avion komercial.

Klodiana Lala: Nuk bëni ndonjë hata zoti kryeministër sepse jemi vende të varfëra. Është minimumi që mund të bëni. Nuk mund të na thoni këtë gjë për të na e shitur si një detaj, përkundrazi do ju gjykonim po të vepronit ndryshe.

Edi Rama: Do bëjmë një marrëveshje fjale. Kur ju pyesni dhe më flisni duhet të më jepni mua të drejtën të ju jap përgjigje. Përgjigja ime nuk do të jetë ajo që dëshironi ju, por ajo që dëshiroj unë prandaj mos më ndërprit.

Klodiana Lala: Nuk me intimidon dot zoti kryeministër. Thatë që ne lëvizim me linja të lira dhe ekonomike avionësh dhe është gjëja më normale për kryeministrin e një vendi të varfër si Shqipëria.

Edi Rama: Zonjë më lër të mbaroj fjalën. Mos më ndërhy se e kam problem. Kur ma kap kallëzuesin peng nuk shkoj dot te kundrinori. Nëse unë ju ndërpres juve mund të bëni çfarë të doni. Juve nuk më ndërprisni dot.

Klodiana Lala: Kemi ardhur këtu të bëjmë debat dhe të bëjmë pyetjet.

Edi Rama: Jo unë nuk kam ardhur këtu të bëj debat me juve. Të lutem se po i merr kohën njerëzve kot.

Blendi Fevziu: Klodi të lutem se është strategji se nuk i kemi bërë asnjë pyetje për OFL.

Edi Rama: Bam bam bam e bam bam bam, më lër moj të flas. Unë po të shpjegoj ti më tregon mua përralla.

Kur unë flas më dëgjo, nuk të intimidoj. Kur ti flet unë e qep dhe të dëgjoj ty. Ndërprite tani. Unë e filloj nga qielli dhe dal te nëntoka, se ku dal unë ti nuk e di fare. Pusho tani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura