Pse kujtesa është ndryshe për meshkujt dhe femrat? Ja çfarë thotë studimi

Jul 29, 2022 | 15:41
SHPËRNDAJE

Një studim mbi ndryshimet në kujtesë midis dy gjinive ka zbuluar se meshkujt arrijnë të kenë një kujtesë më të fortë se femrat.

selective-focus-portrait-photo-of-woman-in-red-t-shirt-3148937

Sipas eksperimentit që është kryer me një model miu, meshkujt kur ekspozohen ndaj numrit maksimal të objekteve që mund të mësojnë përmendësh në afat të shkurtër, të nesërmen ata priren t’i kujtojnë të gjitha, kurse femrat jo.

“Prandaj ne pyesim veten pse femrat vendosin një kufi në këtë transferim informacioni dhe pse meshkujt aktivizojnë më shumë hipokampusin“, thanë studiuesit.
“Ne ‘fikëm’ reuniensin tek femrat dhe e rritëm kujtesën nga 4 në 6 objekte dhe kuptuam se duke bërë këtë, hipokampusi gjithashtu u riaktivizua. Kjo sugjeron që një pjesë më e vjetër e trurit mund të marrë kontrollin e pjesëve të trurit që kryejnë funksione më komplekse nga pikëpamja njohëse dhe rregullojnë aktivizimin e tyre”, shpjegon De Leonibus.

“Situata stimuluese që kemi përdorur është ‘të mësuarit rastësor’, domethënë të mësuarit spontan nga kurioziteti, që favorizon shfaqjen e dallimeve në strategjitë mendore”- shtoi ai .

Për shembull, nëse gjatë memorizimit të 6 objekteve shpërqendrojmë femrat dhe meshkujt me stimuj të tjerë, kujtesa e të parës ndikohet, ajo e meshkujve mbetet e paprekur.

Kjo sugjeron që meshkujt përdorin një strategji më të orientuar drejt memorizimit afatgjatë, kurse femrat një strategji që synon menaxhimin e stimujve në kontekstin specifik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura