“Pse ke bërë operacione në fytyrë?”/ Bashkëshortja e Shpat Kasapit “i mbyll” gojën ndjekëses që e kritikoi për pamjen

Oct 16, 2021 | 22:04
SHPËRNDAJE

Këngëtari Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao, zbuluan dy ditë më parë se së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Çifti ende nuk e ka përzgjedhur një emër për vogëlushin e tyre, por rëndësi për ta ka që ai të jetë i shëndetshëm.

selvije jao (2)

Selvija nuk ka publikuar shumë foto me barkun e rrumbullakosur në rrjetet e saj sociale, por gjatë intervistës tek “Rudina”, e gjithë vëmendja ishte tek ndryshimi në trupin e saj. Grimierja kishte veshur një fustan jeshil të shkurtër, të lirshëm, me mëngë të gjata, që i tregonte pak barkun.

selvije jao

Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram ditën e djeshme, bashkëshortja e këngëtarit u komplimentua shumë edhe për make up-in, të cilin ajo zbuloi se e ka realizuar vetë. Mirëpo, kishte edhe nga ata ndjekës, të cilët e akuzuan Selvijen për ndërhyrje estetike në fytyrë.

Pse ke bërë operacione në fytyrë?”,- i shkroi një ndjekëse, së cilës Jao iu përgjigj: “Gëzohem që mendon se kam bërë operacione, hahahaha. Po edhe nëse do bëja, s’kam pse të të jap ty llogari”.

selvije jao (5)

Ndërkohë, një tjetër shkroi: “A i ke buzët e bëra?”. Edhe këtë pyetje Selvija nuk e la pa përgjigje.

Jo zemër, s’kam asgjë të bërë, sidomos tani në shtatzëni që është e ndaluar. Por që i kam qejf t’i bëj, ndoshta pas shtatzënisë, pak për korrektim”,- iu përgjigj ajo.

selvije jao (3)

Dikush tjetër e pyeti partneren e Shpatit nëse konsumon cigare tani që është shtatzënë dhe përgjigja e saj ishte: “Nuk e kam pirë asnjëherë cigaren”.

selvije jao (7)

Dyshja ka treguar se pasi janë njohur, rrugët e tyre janë ndarë për një vit. Pas kësaj, rikthimi ishte plot me surpriza, pasi Shpati i propozoi Selvijes për martesë e sot janë bashkë dhe po presin fëmijën e parë.

I shkëputëm marrëdhëniet për një vit më duket, unë vazhdova rrugën time, Shpati vazhdoi të tijën. Nuk u zumë, ishim shokë, por secili vazhdoi rrugën e tij dhe një ditë u takuam shumë rastësisht në Shkup, unë e shoh dhe them ‘A është Shpati?’ dhe nuk dija si të sillesha dhe sa më pa Shpati, më përqafoi dhe më tha që nuk e kam ditur që më ke munguar kaq shumë”,- tha bashkëshortja e këngëtarit.

selvije jao selvije jao shpat kasapi (7) selvije jao shpat kasapi (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura