Pse ju rrëqethet mishi kur dëgjoni një këngë?! Arsyen befasuese nuk e keni dëgjuar më parë

Sep 13, 2017 | 12:50
SHPËRNDAJE

A keni përjetuar ndonjëherë ndjenjën ku ju rrëqethet mishi teksa dëgjoni një këngë të mrekullueshme?

Përjetimi i ndjenjave të tilla gjatë dëgjimit të muzikës është mjaft e rrallë dhe unike. Matthew Sachs një ish-student në Harvard, vitin e kaluar ka studiuar individë që marrin dridhura nga muzika për të parë se si shkaktohet kjo ndjenjë.Goose-Bumps

Hulumtimi shqyrtoi 20 studentë, 10 prej të cilëve pranuan të përjetonin ndjenjat e lartpërmendura në lidhje me muzikën dhe 10 që nuk ndjenë asgjë, më pas u skanua truri i të gjithë pjesmarrësve në studim, shkruan Mirror.

Ai zbuloi se ata që kishin arritur të bënin lidhjen emocionale dhe fizike me muzikën aktualisht kishin struktura të ndryshme të trurit sesa ato që nuk e bënin këtë lidhje.Woman-wearing-headphones-with-eyes-closed

Hulumtimi tregoi se ata të cilit kishin një lidhje më të fortë emocionale me muzikën kishin tendencë të kishin një vëllim më të dendur të fibrave që lidhin korteksin e tyre auditor dhe zonat që përpunojnë emocione, që do të thotë që të këto zona mund të komunikonin më mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura