“Pse jam kaq e mërzitshme”, Rita Ora publikon fotot hot nga pushimet dhe nuk i kursen shakatë për…

Aug 7, 2020 | 10:07
SHPËRNDAJE

 

Rita Ora i dashuri (5)Rita Ora ka mahnitur fansat me fotot e postuara së fundmi nga pushimet e saj, teksa u shfaq me një palë rroba banje që i nxirrnin në pah linjat perfekte trupore.

Ylli i popit po i kalon pushimet në Ibiza me partnerin Romain Gavras dhe me një grup miqsh. Teksa ditëve të pushimit po u vjen fundi, Rita, 29-vjeç, nuk mund t’i rezistonte postimit të disa fotove të tjera.

Rita Ora i dashuri (4)

Këtë herë, ajo u shfaq me rroba banje në ngjyrë gold dhe dukej e mahnitshme teksa pozonte pranë pishinës.

Postimet gjatë pushimeve kanë qenë të shumta dhe në një nga fotot ajo shkruajti: “Pse jam kaq e mërzitshme”. Ajo e pranoi që me siguri është bërë e tillë me postimet e herëpashershme.

Pushimet e para Rita i ka kaluar në izolim së bashku me partnerin 39-vjeçar për shkak të koronavirusit.

Një burim tha për “ The Sun” se gjërat po bëhen serioze mes tyre.

“Ajo e ka seriozisht me Romain. Është hera e parë që ajo e ka seriozisht me dikë në një lidhje”,- tha burimi.

Më parë, ajo ka qenë në lidhje me Calvin Harris, Rob Kardashian, Andrew Garfield dhe me Ricky Hill.

Rita Ora i dashuri (1) Rita Ora i dashuri (3) Rita Ora i dashuri (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura