Pse inteligjenca emocionale është kaq e rëndësishme për të arritur suksesin në punë?

Sep 21, 2017 | 15:46
SHPËRNDAJE

Gourani është një nga mentorët e TED Talks, dhe punon me klientë korporatash dhe udhëheqës nga e gjithë bota, ndër ta edhe Papa Françesku, si ekspert i Forumit Ekonomik Botëror, në shkencën e sjelljes dhe edukimit.

Ndërsa paraqitja juaj profesionale dhe prania ekzekutive në vendin e punës janë të rëndësishme, Gourani thotë se ajo që ju bën më të rëndësishëm është aftësia njerëzore për të qenë kreativë dhe për të krijuar kontakt me të tjerët.1-227

“Shumë vende pune do të zhduken, por gjëja që do ta kemi gjithnjë është më e rëndësishme – Inteligjencën Emocionale”, – thotë ajo.

Gourani e përkufizon Inteligjencën Emocionale si të qenët “mirëkuptues me veten, vetëkontroll, empati dhe një mirëkuptim të natyrshëm në marrjen e vendimeve, nevojave dhe dëshirave të personave”.

“Është një mirëkuptim i thellë njerëzor dhe përqafimi i njerëzve që janë të ndryshëm nga ju”, shton Gourani, e cila thekson se “rritja në karrierë kërkon më shumë se sa të qenët inteligjentë, aftësi teknike për të punuar”.

Që të keni sukses në punë kërkohet edhe përdorimi i aftësive të buta si aftësia për të komunikuar në mënyrë të qartë, për të zgjidhur problemet brenda ekipit të punës dhe për të krijuar marrëdhënie me të tjerët.

“Nëse jeni i aftë të zgjidhni diversitetin e njerëzve – njerëz në moshë të ndryshme, personalitete të ndryshme, me formim të ndryshëm – ju do të jeni në gjendje të përballoni konfliktin, – thotë Gourivan. – Kështu ju do të jeni punonjësi më i paguar dhe i çmuar në kompaninë tuaj.

*Zameena Mejia
Burimi: CNBC/Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura