Pse ikin shqiptarët? Basha zbulon planin e PD: Luftë çmendurisë së Ramës

Oct 11, 2017 | 13:54
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar sot se PD-ja do te beje lufte te ashper kunder asaj qe e ka quajtur marrezi dhe cmenduri te Edi Rames.

BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Nga selia blu, ku mbajti nje deklarate per mediat, Basha i eshte referuar Barometrit te Ballkanit, qe se fundi publikoi se 50% e shqiptareve duan te largohen nga Shqiperia.

“Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend? Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, barometri konfirmon se 39% e shqiptarëve nuk paguajnë faturat e ujit dhe dritat, 43% nuk përballojnë ngrohjet, 30% këstet e huasë, 30% nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve bazë, kurse nga janari mbijetesa do jetë edhe më e vështirë për rritjen e çmimit se Rama do fusë biznesin e vogël në skemën e TVSH. Me rritjen e tvsh-së për biznesin e vogël, mendoni sa e pamundur do të bëhet jetesa. Kryeministri nuk flet, por e paketon këtë me propagandë”- tha Basha.

Ai garantoi se PD-ja do të angazhohet për të mos e lejuar largimin e shqiptarëve dhe njoftoi dy hapat qe do te ndermerren: Lufta e vendosur per te penguar vendosjen e tvsh-së për biznesin e vogël dhe garantimi i votës së lirë.

Deklarata e plote e Bashes

Dje Barometri i Ballkanit konfirmon se gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, numër i cili është dyfishuar në katër vitet e fundit. Pra, për numrin e banorëve të cilët duan të largohen nga shtëpitë e tyre  jemi të parët në Ballkan, të parët në Europë dhe ndër të parët në botë.

Pse duan shqiptarët të ikin? Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend?

Motivi kryesor është gjendja e rënduar ekonomike. Barometri konfirmon se:

39 për qind e bashkëqytetarëve tanë nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të dritave.

43 për qind, pothuajse gjysma e shqiptarëve, nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpive.

30 për qind nuk paguajnë dot këstet e huasë.

30 për qind nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve bazë.

Por nga janari, jetesa do të jetë edhe më e vështirë, apo të themi më saktë mbijetesa, për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të konsumit, sepse Edi Rama do të fusë biznesin e vogël në skemën e pagesës së TVSH-së. Përfytyroni se sa do rritet numri i të pamundurve, dhe se sa akoma më të pamundur do ta kenë ata që ta mbyllin muajin.

Para kësaj gjendje dramatike, çdokush mund të pyesë, çfarë bën qeveria, çfarë bën kryeministri i një vendi kur sheh këto tregues? Kryeministri nuk do t’ia dijë, sepse nuk ka asnjë raport llogaridhënie me qytetarët, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë e të dhunuar, pa asnjë program, por me mashtrime të paketuara me propagandë.

Cila është rruga e daljes?

Partia Demokratike do të luftojë fort kundër marrëzisë, çmendurisë të rritjes së TVSH. Ne do të paraqesim propozimet tona për të frenuar këtë çmenduri që do të çojë në rritjen e çmimeve të konsumit dhe rënien e të ardhurave buxhetore. Ne do ta vazhdojmë çdo ditë betejën kundër krimit të bërë njësh me qeverinë, kundër drogës dhe korrupsionit qeveritar.

Por çdo masë, çdo lëvizje, do të jetë e pamjaftueshme nëse nuk ndërhyhet me themel. Ndërhyrje me themel, do të thotë pikë së pari garantimi i votës së lirë. Vetëm me votën e lirë e të ndershme, një qeveri është e detyruar të japë llogari para njerëzve dhe nuk lejohet ta çojë vendin në greminë.

Sot, Edi Rama i jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar, sepse me ata e ruajti pushtetin dhe siguroi votën. Të dyshuarit kryesorë që ka qenë në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e Policisë së korruptuar të Edi Ramës, janë larguar dhe sot gjenden në një vend anëtar të Bashkimit Europian.

Vota e lirë do ta kishte shpëtuar vendin nga gremina, pas keqqeverisjes 4 vjeçare. Vota e lirë është e vetmja që do ta shpëtojë vendin, sepse i kthen pushtetin qytetarit, vendos rendin dhe ligjin. E çon buxhetin e shtetit për hapje të vendeve të punës dhe për kërkesat reale të njerëzve. Dhe është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar integrimin europian.

Ne na duhet të vendosim me votë të lirë që qeveria të japë llogari para qytetarit, që të mos rrisë taksat, ta bëjë vendin më të jetueshëm, dhe shqiptarët të mos mendojnë emigrimin si shpëtimin e tyre të vetëm. Ndryshe treguesit e Barometrit të Ballkanit vitin e ardhshëm, do të jenë akoma më dëshpërues për Shqipërinë.

Ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët të rimarrin në dorë të drejtën e tyre themelore, votën e lirë. Por ne kemi nevojë dhe i bëjmë thirrje çdo qytetari të bashkohet me ne në këtë betejë jetike për vendin, për familjet tuaja dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.

barometer-1 barometer-2 barometer-3 Capture-3

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura