Pse i dha fund jetës 21-vjeçarja, nënë e dy fëmijë të mitur? Ku po heton policia

Oct 23, 2017 | 21:45
SHPËRNDAJE

Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Pleshë të Bashkisë së Klosit mëngjesin e djeshëm, ku një 21-vjeçare i ka dhënë fund jetës për shkaqe ende misterioze. Sipas Policisë, viktima është shtetasja V. Kurti, nënë e dy vajzave të mitura, e cila ka konsumuar fostoksinë.

Vetevrasje-ilace1476464594

Burime pranë Komisariatit të Policisë Mat bënë të ditur se, viktima, e lindur në Gurrë dhe e martuar në fshatrat e Klosit, ka paraqitur shqetësime serioze rreth mesnatës së një dite më parë dhe është dërguar me shpejtësi në urgjencën e spitalit lokal “Xhavit Mara”, Burrel.

Megjithëse ndihma i është dhënë në kohë të shpejtë, 21- vjeçarja nuk ka mbijetuar. Mësohet se bashkëshorti i V. Kurtit ndodhej në emigracion. Sapo ka mësuar lajmin e hidhur të vdekjes së bashkëshortes, ai është kthyer në vendlindje për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Sakaq, oficerët e Policisë Gjyqësore po hetojnë për të zbardhur të vërtetën e vetë- flijimit të 21- vjeçares. Burime nga grupi i hetimit, nuk përjashtuan dyshimin se ngjarja mund të ketë pasur shkak edhe mosmarrëveshjet në çift, pasi që kur ishin martuar, dy të rinjtë jetonin të ndarë, gruaja në fshat, ndërsa i shoqi emigrant në Greqi.

Pamundësia për ta marrë gruan me fëmijët me vete, dyshohet të jetë bërë shkak i mbingarkesës psikologjike të gruas, e cila ishte martuar që në moshën 17 vjeçe.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura