Pse heshti grupi i PD kur Ruçi i hoqi fjalën doktorit? Reagon Shkëlzen Berisha: Është…

Sep 13, 2017 | 21:08
SHPËRNDAJE

Nuk ka kaluar pa komente veprimi i kryetarit të ri të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i hoqi fjalën ish-kryeministrit Berisha, kur i mbaroi koha në dispozicion teksa fliste dje në foltoren e Kuvendit.

shkelzen-berisha-1024x689

Julian Deda anëtar i Keshillit Kombetar ne PD, duke reaguar per rastin ne fjale, shkruan se nuk kupton se cfare ka ndodhur me grupin parlamentar te Partise Demokratike, qe nuk ka reaguar fare ne ate moment. Ai kujton se ne raste te tjera, grupi behej xhind dhe kafacafytej, kurse dje vetem heshti.

“Çfare ka ndodhur me grupin? Kane frike Gramozin, apo jane dakort te mos flase Doktori?”- pyet ai.

Nje pergjigje, ne morine e komenteve qe pasojne eshte edhe reagimi i Shkelzen Berishes, djalit te ish-kryeministrit, jo pak ironik me grupin. “Duartrokitja eshte forme e re proteste”- thote ai

Postimi i Dedës

Ajo qe me beri pershtypje ne Parlamentin e ri, ne krahasim me te vjetrin eshte se kur ishte Meta Kryetar, i jepte kohe Berishes pafund dhe jashte liste dhe kur qellonte ndonjehere qe e nderpriste, ngrihej i gjithe grupi i PD dhe behej xhind duke u kacafytyr per kete nderpreje. Ndersa sot, kur ia nderpreu Gramozi, i cili me sa u duk nuk e ka ndermend ta lere te flase Doktorin duke hequr keshtu te vetmin ze real opozitar ne ate Parlament, asnje nuk u ndje, thjesht e pranuan. Si shpjegohet kjo? Çfare ka ndodhur me grupin? Kane frike Gramozin, apo jane dakort te mos flase Doktori?

Reagimi i Shkëlzen Berishës:  Duartrokitja eshte forme e re proteste

berisha-shkelzen

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura