Pse heshti grupi i PD kur Ruçi i hoqi fjalën doktorit? Reagon Shkëlzen Berisha: Është…

5
SHPËRNDAJE
 

Nuk ka kaluar pa komente veprimi i kryetarit të ri të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i hoqi fjalën ish-kryeministrit Berisha, kur i mbaroi koha në dispozicion teksa fliste dje në foltoren e Kuvendit.

shkelzen-berisha-1024x689

Julian Deda anëtar i Keshillit Kombetar ne PD, duke reaguar per rastin ne fjale, shkruan se nuk kupton se cfare ka ndodhur me grupin parlamentar te Partise Demokratike, qe nuk ka reaguar fare ne ate moment. Ai kujton se ne raste te tjera, grupi behej xhind dhe kafacafytej, kurse dje vetem heshti.

“Çfare ka ndodhur me grupin? Kane frike Gramozin, apo jane dakort te mos flase Doktori?”- pyet ai.

Nje pergjigje, ne morine e komenteve qe pasojne eshte edhe reagimi i Shkelzen Berishes, djalit te ish-kryeministrit, jo pak ironik me grupin. “Duartrokitja eshte forme e re proteste”- thote ai

Postimi i Dedës

Ajo qe me beri pershtypje ne Parlamentin e ri, ne krahasim me te vjetrin eshte se kur ishte Meta Kryetar, i jepte kohe Berishes pafund dhe jashte liste dhe kur qellonte ndonjehere qe e nderpriste, ngrihej i gjithe grupi i PD dhe behej xhind duke u kacafytyr per kete nderpreje. Ndersa sot, kur ia nderpreu Gramozi, i cili me sa u duk nuk e ka ndermend ta lere te flase Doktorin duke hequr keshtu te vetmin ze real opozitar ne ate Parlament, asnje nuk u ndje, thjesht e pranuan. Si shpjegohet kjo? Çfare ka ndodhur me grupin? Kane frike Gramozin, apo jane dakort te mos flase Doktori?

Reagimi i Shkëlzen Berishës:  Duartrokitja eshte forme e re proteste

berisha-shkelzen

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakBATUTAT/ Rama nga Kuvendi: Më nxore mallin e Violeta Manushit. Salianji: Më kujtove Koçin
Artikulli tjetër+18/ Mbesa e Nishanit thyen rrjetin, dalin fotot e reja të modeles tërësisht e zhveshur

5 KOMENTET

  1. Julian ! Edhe ju jeni dakort me zbatimin e rregullores .apo jo? Edhe kryeministrit i la kohen e duhur ne fund te seances. Deshirojme qe ku zbatim rregulli te ndikoje edhe ne zbatimin e ligjeve .Te gjithe te barabarte,ashtu si thuhet . Une e kuptoj se ju e kini hallin te ajo shprehje 8 me 2. Po i duhet bere 8 me 2 Saliut .Edhe ate eka pak. Ai duhet te jete tjeter vend. Edhe pse ke mendime te djathta je dakort me mendimin e pjeeses se madhe te popullit qe kerkon denimin e hajduteve ku futen shume poliikane e midis tyre edhe Berisha per ato qe i ka bere popullit. PO thenia e Bashes per mbrojtje te teritoreve ,akur ai vet shiti detin ,ate beri pershtypje?

  2. Ky do jete parlamenti me i urte. Berisha tashme eshte nje radio e vjeter qe ka zene pluhur. PD vjen kembadorazi ne kete mandat dhe nuk pritet me shume prej saj. Opozita vdiq. Rama shkon drejt diktatit…

Comments are closed.