“Interesi im më fton të hesht!” Ish ministri i Drejtësisë: Të gjithëve u hiqen ose vihen viza, vetëm të tij nuk…

Feb 16, 2018 | 15:09
SHPËRNDAJE

“Kjo është analizë e pastër, duke dalë edhe mbi interesin tim që më fton të hesht “se del më mirë”…”

Kështu e mbyll analizën e tij ish ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, teksa thote se “Gjithçka po ndodh, pavarësisht na e kap syri apo jo ka vetëm një origjinë: Etja e pamëshirshme për pushtet e një njeriu të vetëm!”, duke e pasur fjalen per Ramen.

auto_ylli-manjani-620x4421485787940

REAGIMI I PLOTE:

Fokus….
——-
Gjithçka po ndodh, pavarësisht na e kap syri apo jo ka vetëm një origjinë:

Etja e pamëshirshme për pushtet e një njeriu të vetëm!

Të gjithë, shërbëtorë apo armiq të tij, janë të akuzuar ose të akuzueshëm, vetëm Ai jo!

Të gjithëve u hiqen ose vihen viza, vetëm vizat e tij nuk lëvizin!

Kushdo që mendon se bën deal me të, duhet të presë edhe fundin e hidhur…

Shet e blen njerëz dhe interesa pa asnjë problem! Fjala bie i duhej të hiqte damkën e canabisit dhe, mjeshtërisht (ndonëse padrejtësisht) ja ngeci Sajmirit këtë gjë…

Është usta pushteti! Duhet ti njihet kjo gjë!

Kushdo që e nënvlerëson duke e etiketuar si “të paaftë”, “frikacak” apo “i pa moral”, gabon rëndë!

Le pastaj ata që mendojnë se “Ai sdi gjë përsa po ndodh”!!! Pu pu pu ata janë ditë e natë gabim!

Edhe opozita gabon rregullisht me të, kur e trajton si “të paaftë”, “frikacak” apo “i pamoralshëm”! Ka luftuar që në rininë e hershme me këto gjera Ai! Sot nuk i bëjnë më përshtypje.

Jo jo Ai nuk është frikacak, por është përbindësh pushteti! Ai kurdis çdo gjë të ligë që po ndodh në këtë vend! Kurdis me detaje, çdo gjë!

Vetëm mendimi kritik dhe dyshimi publik për çdo gjë që Ai bën, janë armiqtë e betuar të tij! Kritika publike e sakaton, jo fyerja!

Kush e kritikon e ka armik! Kush e shan dhe e fyen Ai e ka partner!

Me çdo gjë tjetër ai mbijeton dhe bëhet edhe më i fortë!

Shihni, megjithë skandalet e përditshme si hyn asgjë në këmbë! Përkundrazi, gjendet fajtor gjithmonë dikush, por jo Ai që ka bërë skandalin…

Ndaj zgjidhja është vetëm një: o të izolohet ky njeri, ose na bëftë mirë izolimi ynë!

P.S. Cilido e sheh këtë reflektim timin, si një çështje personale gabon rëndë! Kjo është analizë e pastër, duke dalë edhe mbi interesin tim që më fton të hesht “se del më mirë”…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura