“Pse është kopjuar ‘Grande Fratello’?”/ Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses, moderatorja ngre dyshimet se Xhemi Shehu do të jetë pjesë e spektaklit

Oct 11, 2021 | 9:44
SHPËRNDAJE

Arbana Osmani u përzgjodh sërish prezantuese e “Big Brother”, format i cili këtë vit erdhi me një ndryshim, pasi banorët janë personazhë të famshëm. Moderatorja vendosi të bëjë një intervistë online me ndjekësit e saj në Instagram, për t’u shuar çdo kuriozitet që kanë mbi spektaklin.

arbana osmani, (4)

Një ndjekëse e pyeti: “Pse është kopjuar ‘Grande Fratello’ në çdo detaj? Nuk mund të kishim diçka ndryshe tonën?”.

Arbana nuk u mendua shumë për t’i kthyer një përgjigje, pasi shkroi: “Kemi prezantuesen”.

arbana osmani, (5)

Përveç 14 banorëve që janë aktualisht pjesë e “Big Brother VIP” (Semi Jaupaj, Ilir Shaqiri, Beniada Nishani, Donald Veshaj, Sabiani, Paloma, Sheila Haxhiraj, Elhaid Cufi, Ardit Çuni, Fifi, Monika Lubonja, Granit Cana, Kledi Hysa), gjatë javëve në vazhdim do të futen edhe personazhe të tjerë.

Nisur nga kjo, një ndjekëse tjetër e pyeti Arbanën: “Pse s’e ke fut Xhemin në ‘BBVIP’?”.

arbana osmani, (7)

Osmani iu përgjigj: “Kush tha që nuk do e fus?”, e më pas etiketoi edhe Xhemin. Megjithatë, mederatorja nuk i është përgjigjur Arbanës, duke e lënë ende në pikëpyetje nëse ajo do të marrë apo jo pjesë në këtë spektakël.

arbana osmani, (2) arbana osmani, (3) arbana osmani xhemi shehu (3) arbana osmani xhemi shehu (2) arbana osmani xhemi shehu (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura