“Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin?”, Basha përgjigjet me fjalët e…

SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka vijuar edhe sot shpjegimin pse duhet vetting në politikë.

Me një citim nga Prokurori italian Paulo Borselino, Basha tregon pse  duhet larguar politikanët e lidhur me krimin.

“Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin?”, shkruan Basha në FB, dhe përgjigjen e jep me një foto ku është shkruar citimi i Borselinos.

Basha

“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”, janë këto fjalët e Paolo Borselinos të cituara nga Basha.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.